Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar sot veprimtaren e shquar kosovare, nënkryetaren e LDK-së, Nekibe Kelmendin, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta.
Duke vlerësuar rolin e Nekibe Kelmendit, kryetari Mustafa veçoi kontributin e saj të shquar në ndërtimin e shtetit të Kosovës, përkundër sfidave të shumta me të cilat e përballi jeta.
“Nekibe Kelmendi ishte një personalitet i jashtëzakonshëm, një intelektuale e madhe, një veprimtare e dalluar por mbi të gjitha një person i kompletuar që e donte Kosovën dhe qytetarët e saj. Nekibja jetoi, punoi dhe dha gjithçka për Kosovën, pa u dorëzuar për asnjë moment, duke u shndërruar në simbol të sakrificës dhe të përkushtimit të gruas kosovare në epokën e fitimit të lirisë dhe ndërtimit të shtetit të pavarur”, shkruan Mustafa.
“Duke përkujtuar Nekibe Kelmendin, nderojmë të gjitha gratë, nënat, veprimtaret dhe aktivistet kosovare, që ishin bartëse të paepura të sakrificave dhe të fitores së popullit të Kosovës mbi të keqen”, shkruan kryetari i LDK-së. /Telegrafi/
Foto: Arkiv
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251