LAJMI I FUNDIT:

Mustafa, nesër takon deputetët e LDK-së

Mustafa, nesër takon deputetët e LDK-së

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, vazhdon takimet me strukturat e partisë.

Të premten ai mblodhi të gjithë kryetarët e të gjitha degëve të partisë, ndërkaq ka njoftuar se nesër do ta takojë Grupin Parlamentar.


“Nesër (e hënë), më datë 14 janar 2019, në orën 12:00, mbahet mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. Mbledhjen e kryeson kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa dhe mbahet në Hotel Sirius”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Mustafa ditë më parë u shpreh se do ta mbështes secilën zgjidhje për Kosovën që përkrahet nga SHBA-ja, qoftë ajo edhe marrëveshje për “korrigjimin e kufijve”.

Ndërkaq, PDK dhe LDK, ditëve të fundit nuk kanë kursyer njëra tjetrën nga kritikat nga më të ndryshmet.

Përplasjet kanë shpërthyer kryesisht pas formimit të grupit negociator për bisedimet politike me Serbinë në Bruksel dhe përfshirjes së njërës nga partitë politike opozitar në këtë grup negociator.

Derisa, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës u kanë bërë thirrje partive opozitare LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të jenë pjesë e këtij grupi, por të dyja ato e kanë kundërshtuar përfshirjen e tyre në këtë grup negociues./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori