Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa, ka thënë se Lugina e Preshevës është një problem i cili kërkon një zgjidhje që nga fundi i konfliktit të armatosur i vitit 2001 dhe për këtë arsye do të ishte mirë që përfaqësuesit e partive shqiptare të përfshihen në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
“Për Serbinë, nuk ka kurrfarë pengesash që t’i avancojë të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe të thonë se në Bruksel – ne i bëmë të gjitha për shqiptarët, le ta bëjnë ata të njëjtën gjë për serbët në veri të Kosovës”, ka thënë Mustafa për agjencinë “Beta”
Sipas tij, reagimet nga Serbia në deklaratën e përbashkët të partive shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, me të cilën kërkojnë të bëhen pjesë e dialogut të Brukselit, janë më të mëdha sesa deri tani “sepse politika e Beogradit bazohet në faktin se problemet mbahen nën qilim, sikur qëndruan 100 vjet”, përcjell Telegrafi.
“Presin që dialogu me Kosovën të përmbyllet disi dhe problemet e shqiptarëve në Luginën e Preshevës të mbeten të pazgjidhura. Ne nuk e dimë se çfarë është në programin e Beogradit për bisedimet në Bruksel, por në qoftë se është planifikuar ndarja e Kosovë dhe se një pjesë e saj t’i bashkohet Serbisë, atëherë pse të mos kërkojmë të njëjtën për Luginën e Preshevës “, tha Mustafa.
Mustafa ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket pozitës së shqiptarëve, edhe pse që në vitin 2013 Qeveria serbe miratoi masa emergjente për zgjidhjen e problemeve në Luginën e Preshevës.
“Atëherë një Deklaratë prej shtatë pikash, të cilën e propozuan partitë shqiptare për të zgjidhur problemet në arsim, gjyqësor, integrimin e shqiptarëve në organet shtetërore, ishte karakterizuar si një gjë normale që menjëherë mund të zgjidhet, por që atëherë asgjë nuk ka lëvizur”, ka thënë Mustafa.
Mustafa tha se pret që deklaratën e përbashkët të të gjithë deputetëve shqiptarë të kuvendeve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ta mbështesin autoritetet në Prishtinë, dhe se Parlamenti i Kosovës më herët ka miratuar përfshirjen e Qeverisë së Kosovës, që të angazhohet për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, aq sa Beogradi zyrtar angazhohet për serbët në Kosovë.
Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të tri komunave të Luginës së Preshevës, më 14 korrik miratoi një deklaratë, e cila autorizon Parlamentin, Presidentin dhe Qeverinë e Kosovës që të përfshijnë të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës gjatë negociatave përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel. Në tekstin e deklaratës thuhet se “pa normalizimin dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kërkohet parimi i reciprocitetit i të drejtave të tyre në raport me të drejtat që kanë serbët në veri të Kosovës”.
Miratimi i kësaj deklarate ka hasur në reagime dhe është dënuar nga të gjitha nivelet e pushtetit në Serbi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Rezultatet me 65% të votave të numëruara: Siljanovska në epërsi me mbi 100 mijë vota ndaj Pendarovskit
Arrestohet personi që shkaktoi dy aksidente dhe sulmoi fizikisht vozitëset në Prishtinë
A do të votojë Ukraina pro anëtarësimit të Kosovës në KiE, flet deputeti Oleksandr Merezhko
Numërohen 75% e votave në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert