LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Nëse ne kemi besim te Kurti për kryeministër, pse LVV të mos ketë besim tek ne për presidentin

Mustafa: Nëse ne kemi besim te Kurti për kryeministër, pse LVV të mos ketë besim tek ne për presidentin
-->

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa është deklaruar sërish për bisedimet që po i zhvillojnë më Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Mustafa para mediave ka thënë se sa i përket postit të presidentit është çështje e mirëbesimit mes dy partive, dhe se LVV duhet t’i besojë kësaj partie për pozitën e presidentit, transmeton Telegrafi.

Mustafa: Nuk kemi ngrirje të qëndrimeve me LVV-në për pozita të caktuara
Lexo po ashtu Mustafa: Nuk kemi ngrirje të qëndrimeve me LVV-në për pozita të caktuara

“Çështja e presidentit mendojmë se është parimore, dhe është çështje e mirëbesimit ndërmjet nesh më mënyrë që edhe ndarja e pozitave të bëhet e tillë dhe asnjëra të mos del super e fuqishme nga ky koalicion. Ne zgjedhjet për president nuk i kemi tani, dhe kur i vjen koha organet e LDK-së do ta bëjnë publik edhe emrin për president. Nëse ne kemi besim si LDK që ta votojmë z.Kurti për kryeministër, atëherë presim që një besim të tillë duhet ta ketë edhe partneri jonë ndaj LDK-së, por nuk dyshojmë për këtë”. ka thënë Mustafa, përcjell Telegrafi.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa gjatë konferencës për media (Foto:Rdivan Slivova)

Mustafa ka theksuar se për sot nuk kanë caktuar takim.

“Për takime merremi vesh drejtpërdrejt unë dhe z.Kurti, dhe do të jemi transparent ndaj jush”, tha Mustafa para mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Deklarimet e Vuçiqit për luftë, deputeti gjerman i reagon ashpër Borrellit e Lajçakut, po e akuzoni Kurtin pa arsye

Politikë
Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Pak para takimit në Bruksel për çështjen e dinarit serb, Lekaj e Statovci japin qëndrimet e tyre

Elfije Boletini
Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Hodhi në lumë foshnjën e saj, dalin detaje nga rasti i rëndë në Krujë

Lajme
Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Kush i organizoi trazirat e dhunshme të marsit të vitit 2004, flasin juristët

Lajme
Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Babai i Gentian Bejtjes: Nëse djali im ka vrarë e ka prerë, i jap dorën atij që e vrau!

Lajme
Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Takimi i së martës në Bruksel për dinarin – deklaratat dhe pritjet?

Lajme
Kalo në kategori