LAJMI I FUNDIT:

Mustafa në Samitin e Zagrebit të EPP: Kosovës i nevojitet një qeveri e cila siguron partneritet me vendet e BE-së

Mustafa në Samitin e Zagrebit të EPP: Kosovës i nevojitet një qeveri e cila siguron partneritet me vendet e BE-së

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në Samitin e Zagrebit si anëtar i Partive Popullore Evropiane, ku tha se ky Samit ka reflektuar përkushtim konkret të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor për betejën kundër COVID-19 dhe zhvillimin e demokracisë evropiane.

Mustafa ka thënë se në këtë Samit, LDK-ja ka përcaktuar qartë orientimet e saj për një Kosovë pro-evropiane dhe zhvillimin e miqësisë së përhershme me SHBA


“Në cilësinë e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), si anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ftesë të Presidentit Donald Tusk, sot mora pjesë në Samitin-Videokonferencën e Zagrebit të EPP për Ballkanin Perëndimor. Samiti i EPP-së reflektoi një përkushtim konkret të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm në betejën për të mposhtur COVID-19, por edhe për zhvillimin dhe demokratizimin e mëtejmë si pjesë të demokracisë evropiane. Fuqizimi i shtetit të së drejtës dhe respektimi i i të drejtave të njeriut ishin dhe mbeten preokupim i EPP-së. LDK i ka përcaktuar qartë orientimet e saj për një Kosovë proevropiane, pa asnjë dilemë dhe pa asnjë alternativë, dhe zhvillimin e miqësisë së përhershme me SHBA”, shkruan Mustafa.

Lideri i LDK-së, tha se ka kërkuar mbështetje nga Bashkimi Evropian për sektorin privat të bizneseve.

“Duke falënderuar Bashkimin Evropian për mbështetjen që ka ofruar dhe premtuar për të gjitha vendet, përfshirë edhe Kosovën , në këtë kohë të vështirë, si kryetar i LDK-së, nga partnerët evropianë kërkova mbështetje të drejtpërdrejtë të sektorit privat të bizneseve, për të evituar rrezikun nga papunësia, që pastaj mund të reflektohet në qendrueshmërinë buxhetore dhe likuidetin bankar. Si kryetar i LDK-së, partnerët tanë evropianë i garantova për përkushtimin e subjektit politik që udhëheq për të ruajtur dhe thelluar partneritetin me vendet e Bashkimit Evropian”, shkruan Mustafa.

Mustafa tha se ka përmendur gjatë kësaj konference edhe liberalizimin e vizave për Kosovën, duke theksuar se tashmë janë përmbushur të gjitha kriteret.

“Kam përshëndetur hapat integrues të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt integrimeve evropiane si dhe kam nënvizuar rëndësinë që ka për rajonin anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO. Shpreha interesimin dhe përkushtimin e vendit tim për kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet fqinje dhe faktin se përmbyllja e dialogut me Serbinë me njohje reciproke do të ndihmonte stabilitetin jo vetëm në rajon por edhe me gjerë. Partnerëve evropian ua kam shprehur pritjet e arsyeshme të qytetarëve të Kosovës për liberalizim të vizave, duke nënvizuar se kemi përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. LDK-ja dhe unë jemi me fat që kemi miq kaq të përkushtuar për ta mbështetur Kosovën në kryeqytetet evropiane dhe në Bruksel. Kosova nuk ka alternativë tjetër përveç përmbushjes së standardeve për integrim evropian dhe euro-atlantik. Kosovës i nevojitet një qeveri e cila siguron partneritet me vendet e Bashkimit Evropian, ndihmon përafrimin më të shpejt të vendit tonë me BE-në dhe ndihmon në sqarimin e dilemave që kanë disa prej këtyre vendeve sa i përket qasjes ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj”, shkruan kryetari i LDK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori