Kryeministri i vendit, Isa Mustafa përmes një postimi në Facebook ka shkruar për ndërtimin e sheshit “Nënë Tereza” për të cilin ka shkruajtur edhe New York Times.

Sipas Mustafës kjo është meritë e LDK-së dhe kohës kur ai qeveriste me Prishtinën.


“Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar dhe ato janë produkt i fokusimit të plotë në qeverisjen lokale”, ka shkruar Mustafa.

Postimi i plotë:Kënaqësi e veçantë kur sheh vlerësime superlative për projekte që i ke përfunduar me pasion dhe kujdes maksimal para një kohe, siç është rasti me Sheshin "Nënë Tereza", të cilin Neë York Times e vlerësoi si një ndër "Lagjet më cool në Ballkan". Dhjetëra projekte të tilla që ia ndryshuan pamjen kryeqytetit, janë përfunduar në mandatin e kaluar dhe ato janë produkt i fokusimit të plotë në qeverisjen lokale. Sheshi "Nënë Tereza" u ndërtua me një pasion të pashembullt të bashkëpunëtorëve të mi, sidomos të drejtorit të Infrastrukturës, Ridvan Shahini, arkitektes Luljeta Sokoli dhe drejtoreshës së Kulturës, Vlora Dumoshi.(sic.)/Telegrafi/

15492311 1194039317328970 9148140130980300822 n

15442280 1194039313995637 1992936701429232279 n