LAJMI I FUNDIT:

Mustafa mbledh Këshillin e Sigurisë

Mustafa mbledh Këshillin e Sigurisë

Nën udhëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, u mbajt sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve përkatëse në cilësinë e anëtarëve të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Siç njofton zyra e për informim e kryeministrit, në mbledhje, u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur sigurinë dhe rendin kushtetues në vend.


Anëtarët e Këshillit, në mes tjerash, po ashtu, raportuan për hapat e ndërmarrë nga institucionet përkatëse në parandalimin dhe përballjen me sfidat e sektorit të sigurisë në vend, duke shprehur përkushtimin për punë edhe më të shtuar, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë një ambient të sigurt dhe të qetë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh të të gjitha dikastereve shtetërore, duke i inkurajuar që të ketë rritje të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shoqërinë civile, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori