LAJMI I FUNDIT:

Mustafa e quan të turpshëm krahasimin që i bëri Nitaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese me vezët e pulave

Mustafa e quan të turpshëm krahasimin që i bëri Nitaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese me vezët e pulave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ke reaguar ndaj ironizimit që i ka bërë nënkryetari i AAK-së dhe deputeti Muharrem Nitaj, i cili deklaratën Isa Mustafës lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për jo kushtetutshmërinë e Ekipit negociator e ka krahasuar me “vezët e pulave të kojshisë”.

Mustafa, përmes një postimi në Facbeook, ka thënë se “është e turpshme kur një deputet i Kuvendit të Kosovës e krahason një vendim të Gjykatës Kushtetuese me vezët e vogla dhe të mëdha”.


Postimi i plotë i Mustafës:

“Është e turpshme kur një deputet i Kuvendit të Kosovës e krahason një vendim të Gjykatës Kushtetuese me vezët e vogla dhe të mëdha. Në këtë nivel ka rënë deputeti ynë dhe në këtë nivel ka katandisur përgjegjësia dhe ndërgjegja jonë shtetërore.

Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Me asnjë shkronjë Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se unë e kam shkelur Kushtetutën në vitin 2014 kur jam zgjedhur Kryetar i Kuvendit. Por, unë e kam respektuar vendimin e Gjykatës për procedurat, dhe ditën që është publikuar e kam braktisur zyrën e Kryetarit të Kuvendit.

Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar në asnjë pikë se është shkelur Kuhtetuta me Marrëveshjen për kriteret për Asociacionin në vitin 2015, sepse marrëveshja nuk ka qenë akt juridik, por ka dhënë vërejtje për frymën kushtetuese, dhe ka konstatuar se Asociaioni duhet të themelohet sipas Marrëveshjes së parë të vitit 2013, të nënshkruar nga ThaçI dhe të ratifikuar nga Kuvendi.

Prandaj, Gjykata kushtetuese nuk mbaron vezë, në logjikën e deputetit tonë, por sjell vendime. Dhe shkelësit, përfshirë edhe deputetët që kanë votuar Ligj në kundërshtm me Kushtetutën duhet ta ndien veten përgjegjës. Ndryshe, tallen me vetëveten, tallen me shtetin e Kosovës që e kanë mbërthyer deri në fyt me krim dhe korrupsion”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa duke komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ekipin e dialogut ka thënë se dy presidentë tanë kanë dhënë dorëheqje kur është konstatuar shkelje e Kushtetutës, ndërsa, tani radhën e ka Qeveria dhe Kuvendi.

Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin me përmbajtje jokushtetuese të sponsorizuar nga PSD. Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria”, ka shkruar Mustafa.

Ndaj deklaratës se kreut të LDK-së Isa Mustafa ka reaguar Nënkryetari i AAK-së dhe deputeti, Muharrem Nitaj, i cili ka thënë se “Qeveria shkeli Kushtetutën duke e aprovuar Projektligjin për dialogun me përmbajtje jokushtetuese të sponzorizuar nga PSD, kurse Kuvendi shkeli Kushtetutën duke e miratuar një Ligj jokushtetues, të propozuar nga Qeveria”.

Nitaj ia ka kujtuar Mustafës një shkelje tjetër të Kushtetutës që e kishte bërë shefi i LDK-së kur kishte nënshkruar Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilën e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori