Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarët e komunave të Pejës, Deçanit, Istogut dhe Junikut.
“Gjatë takimit të përbashkët, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi dhe kryetarët Gazmend Muhaxheri, Rasim Selmanaj, Haki Rugova dhe Agron Kuçi, u bisedua për procesin e shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Në një atmosferë shumë konstruktive, u diskutua gjerësisht për qëndrimet, ankesat, vërejtje, sugjerimet dhe mundësitë që ekzistojnë për trajtimin dhe adresimin e kësaj çështje shtetërore dhe në interes të qytetarëve dhe të shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.
Kryeministri Isa Mustafa dhe kryetarët e komunave biseduan edhe për mundësitë e koordinimit lidhur me çështjen e shfrytëzimit të plotë dhe pa asnjë pengesë të hapësirave në brezin kufitar nga banorët e atjeshëm, si dhe mundësitë e ofrimit të të gjitha garancive dhe përkrahjes për realizimin e kësaj të drejte.
Gjatë takimit, u theksua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëbisedimit dhe konsultave të gjithanshme edhe me të gjitha subjektet tjera të interesuara lidhur me këtë çështje të rëndësishme për vendin dhe për qytetarët e Kosovës.
Qeveria e Kosovës do të punojë në argumentimin e fakteve për të gjitha çështjet që adresohen nga kryetarët e komunave dhe qytetarët.
Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Kuçi, kanë pritur sot në takim edhe drejtorin e Agjencisë Pyjore të Kosovës, Ahmet Zejnullahu dhe drejtorin menaxhues të KEK-ut, Arben Gjukaj, me të cilët u bisedua për të gjitha çështjet që lidhen me hapësirat pyjore të Kosovës në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për infrastrukturën e KEK-ut në atë zonë, në funksion të sqarimit të plotë të çështjeve që lidhen me shënjimin e kufirit me Malin e Zi./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Zgjedhjet në RMV, Abdixhiku: Sikur shqiptarët të bëheshin bashkë me një kandidat, sot do të ishin në balotazh
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Del rezultati përfundimtar në Bogovinë, këto janë rezultatet
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Tearcë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia
"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal
"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert