LAJMI I FUNDIT:

Mustafa dëshmon në Gjykatë të Hagës, tha se zyrtarët për informim në Zonën Operative të Llapit i ka caktuar vetë

Mustafa dëshmon në Gjykatë të Hagës, tha se zyrtarët për informim në Zonën Operative të Llapit i ka caktuar vetë

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë, në rastin ndaj ish krerëve të UÇK-së.

Në një seancë publike, Mustafa u pyet për një dokument nga prokuroria ku sipas saj jepen udhëzime si të veprohet me gazetarët, vëzhguesit dhe diplomatët, e ai tha se nuk i kujtohet ky dokument.


Mustafa deklaroi se personat tek Zyra për Informim me Publikun në zonën Operative të Llapit i ka caktuar vetë.

Komandant Remit po ashtu iu kërkua nga prokuroria t’ua thotë emrat e zyrtarëve.

“Ky dokument s’po më kujtohet tash. Tre ose katër persona kam pasur në zyrën për informim publik. Ismet Cakiqi, Lirak Çelaj, Hysen Fazliu dhe eprorët e lartë të zonës si shefi i Shtabit, zëvendësi i tij si dhe komandantët e brigadave”, ka thënë Mustafa.

“UÇK, shtrirja e saj në terren dhe raporti me vëzhguesit të OSBE-së. Prishtinë, 19.11.1998”, lexoi një dokument Mustafa dhe u pyet nëse e njeh nënshkrimin në këtë dokument nga prokuroria.

Prokurorja tutje e pyeti Mustafën: “Fatmir Humolli është përcaktuar si ndërlidhësi në zonën e Llapit? “, ndërsa Mustafës tha se: “Ky emër më së paku është marrë me këtë çështje. Mund të jetë takuar e caktuar por unë s’paskam ditur asgjë”.

Ndërkaq, seanca e Gjykatës shkoi në pushim të drekës.

Ndryshe, Rrustem Mustafa ditë më parë ishte ftuar për të dëshmuar në këtë gjykatë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Dhomat e Specializuara në Hagë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori