LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Demonstratat e vitit 81 ishin njohje ndërkombëtare për problemin e Kosovës

Mustafa: Demonstratat e vitit 81 ishin njohje ndërkombëtare për problemin e Kosovës

Muhamet Mustafa në rrëfimin e tij për librin “Kapërcimi i vetmisë”, ka thënë se ka futur etapa të ndryshme historike, të cilat i ka përjetuar vet.

“Dëmet e Rrahman Morinës janë historikisht shumë të mëdha, por në aspektin njerëzor ai është figurë tragjike”, ka pohuar Mustafa në Zona B, njofton Klan Kosova.


“Ai nuk është dashur kurrsesi që të kalojë në atë zonë, sepse veprimi tij ka qenë shumë i dëmshëm”, shton Mustafa.

“Viti 81-89: Në këtë pjesë të librit kam folur për efektet pozitive të demonstratave si dhe efektet negative”.

Sipas tij në aspektin e situatës politike protestat krijuan një pozitë shumë të vështirë për Kosovën.

“Një pjesë e madhe e njerëzve po largoheshin nga vendet e tyre të punës. Në këtë aspekt këto demonstrata kanë dhënë efekte negative. Por nga ana tjetër këto protesta kanë dhënë një njohje ndërkombëtare për problemin e Kosovës”, ka thënë Mustafa për këtë pjesë për të cilën ka folur në librin e tij.