LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Demarkacioni do të përfundojë, nuk do ta japim asnjë hektar tokë

Mustafa: Demarkacioni do të përfundojë, nuk do ta japim asnjë hektar tokë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, beson që brenda mandatit katër vjeçar të qeverisjes do të arrijë ta përmbush premtimin për punësimin e 120 mijë kosovarëve.

Mustafa thotë se gjatë vitit 2015/2016 në Kosovë janë punësuar afro 40 mijë persona.


I pari i ekezekutrivit krenohet edhe me investimet që  kanë ardhur nga jashtë, madje nuk pajtohet edhe me faktin se në vitin e kaluar kishte rënie të investimeve.

“Me gjithë respektin, mendoj se nuk është konstatim i drejtë se janë në nivelin më të ulët që nga paslufta. Në fakt, në vitin 2015 ka pasur investime të huaja direkte në nivel më të mirë se 3 vjetët paraprak, mbi 300 milionë euro, ndërsa për vitin 2016, deri në vjeshtë kanë arritur mbi 200 milionë euro”, thotë Mustafa në intervistë për Gazetën Fjala.

Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka treguar se demarkacioni me Malin e Zi do të përfundojë shpejt, derisa ka premtuar se Kosova nuk do të falë asnjë hektar të tokës në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Ne nuk do ta japim asnjë hektar për liberalizim, por po ashtu nuk ka të drejtë askush që të mbajë peng dhe të izoluar qytetarët e Republikës së Kosovës”.

Kryeministri Mustafa në këtë intervistë ka folur edhe për raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë. Për ndaljen e trenit rus, për gjykatën speciale dhe raportet mes koalicionit PDK –LDK. /Gazeta Fjala/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori