LAJMI I FUNDIT:

Mustafa Bajrami: “Pranvera arabe”, mashtrimi më i madh në Lindjen e Mesme

Mustafa Bajrami: “Pranvera arabe”, mashtrimi më i madh në Lindjen e Mesme

Studiuesi i shkencave islame, Mustafa Bajrami, përmes një postimi të tij në Facebook thotë se “Pranvera arabe” është mashtrimi më i madh në histori që e pësoi Lindja e Mesme.

Sipas tij, kjo është tragjedia më e madhe që u ndodhi myslimanëve të Lindjes, prej kohës kur mongolët e bënë rrafsh me tokë Bagdadin e Damaskun, ndërsa shton se të këqijat që nisën me këtë “Pranverë…” kanë për të vazhduar akoma.


“Mbi 1000 miliardë dollarë humbje materiale,

Mbi 1 milionë viktima të pafajshme,

Mbi 10 milionë refugjatë të shpërndarë nëpër botë,

Mbi 10 milionë vendbanime të rrënuara përjetësisht,

Mbi 100,000 shkolla, spitale, çerdhe, xhami, kisha e qendra tjera arsimore, edukative, kulturore dhe sportive të shkatërruara,

Mbi 50 mijë akademikë, profesorë, mjekë, inxhinierë e dijetarë të profileve të ndryshme të vrarë apo të zhdukur,

Ky është bilanci i të rrejshmes nga ‘Pranvera Arabe’ për të cilën radhazi patëm shkruar e patëm folur se ajo nuk është pranverë, është vrasje dhe vetëvrasje e shoqërive të rajonit; është tragjedia më e madhe që u ndodhi myslimanëve prej kohës kur mongolët e bënë rrafsh me tokë Bagdadin, kur e përmbysën nga themeli Damaskun dhe kur dogjën thuajse çdo gjë që ishte përkthyer e shkruar nga dora e urtakëve myslimanë, të krishterë e çifutë të rajonit të Lindjes së Mesme…

Nuk i duhet njeriut mësim më i mirë sa për të parë se çka ndodh kur çdo segment i jetës, bile edhe feja, vihet në shërbim të politikës, e kjo e fundit kur të jetë mjet dhe armë në duart e politikanëve naivë, të shitur e shkatërrimtarë…!

Të bëmat dhe pasojat e kësaj ‘Pranvere’, për fat të keq, edhe më tutje kanë për të vazhduar…!”, ka shkruar Bajrami. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori