LAJMI I FUNDIT:

​Musliu: Vetëm prezenca e Fetah Rudit e ka bërë Kuvendin që të vendosë lift për persona me aftësi të kufizuara

​Musliu: Vetëm prezenca e Fetah Rudit e ka bërë Kuvendin që të vendosë lift për persona me aftësi të kufizuara

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se ashensori i vendosur në Kuvendin e Kosovës për personat në karrocë apo vështirësi në ecje është vetëm një mashtrim që po u bëhet këtyre personave, për të drejtat e të cilëve, sipas saj po thuhen vetëm fjalë, por jo edhe vepra.

Sipas saj, Kuvendi është detyruar të vendosë ashensorin për shkak të prezencës së deputetit Fetah Rudi, në të kundërtën nuk do të ishte vendosur.

“Unë mund t’i duartrokas edhe kësaj pjerrinës sot që është realizuar dhe t’i jap lëvdata edhe kryetares së Kuvendit nëse ajo dëshiron, por ky është një mashtrim që i bëjmë vetes dhe personave me aftësi të kufizuara. Kjo pjerrinë nuk do të ishte këtu sikur mos të ishte deputet Fetah Rudi, jo që zoti Rudi ka bërë diçka më shumë se ne, por prezenca e tij fizike ka detyruar Kuvendin të plotësojë këtë kriter. Pra a e shihni që nuk mjafton t’i lëmë vetëm në vullneti e tyre, por duhet t’i detyrojmë sepse sikur të kishin vullnet e gatishmëri, kjo pjerrinë dhe ky lift që është montuar sot do të bëhej para shumë kohësh”, tha ajo.

Deputetja Musliu tha se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë shembull për respektimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, duke kërkuar që sa më parë të vijë projektligji për vlerësimin, njohjen e statusit dhe shërbimet për persona me aftësi të kufizuara.

Musliu ndër të tjera kërkoi që seancat e Kuvendit të Kosovës të interpretohen në gjuhën e shenjave në transmetimin nga Televizioni Publik i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori