LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Të kontrollohen për armë të gjitha objektet fetare – manastire, kisha e xhamia

Musliu: Të kontrollohen për armë të gjitha objektet fetare – manastire, kisha e xhamia

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu e cila është edhe kryetare e Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka folur lidhur me arrestimin e Milan Radojçiqit në Serbi dhe deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se deklarimi i Vuçiqit se për Radojçiqin do të flasë prokuroria “nuk është diçka e pa pritur për ne”.


“Serbia me çdo kusht do të mundohet që ta shkëpusë pjesëmarrjen shtetërore në këtë aksion [në sulmin terrorist të 24 shtatorit mbi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit], dhe dëshiron që këtë aksion t’ia dedikoj direkt një grupi të caktuar që ta shpëtoj shtetin prej pjesëmarrjes në një aksion terrorist”, ka deklaruar Musliu në RTV Dukagjini.

Ajo ka pyetur se “kush e beson këtë?

“Ky ka qenë një sulm ushtarak ndaj Kosovës definitivisht se ka dokumente të mjaftueshme që e dëshmojnë këtë dhe kush e beson sot që nuk ka qenë atë ditë e përfshirë Serbia si shtet dhe si qeveri në këtë rast nëse guxojmë me thënë dhe institucionet ushtarake”, ka thënë Musliu.

Ish-komandanti i FSK-së: Jo më pak se 8 terroristë u vranë në Banjskë, Serbia i fshehu për një arsye
Lexo po ashtu Ish-komandanti i FSK-së: Jo më pak se 8 terroristë u vranë në Banjskë, Serbia i fshehu për një arsye

Musliu gjithashtu ka thënë se ka pasur informata të konfirmuara lidhur me armatimin për të cilin kishte folur edhe një deputete britanike, se në Manastiret serbe në Kosovë, është futur armatim.

“Në deklaratat e mia, e kam konfirmuar si të mirëqenë dhe të vërtetë deklaratën e deputetes[britanike] që në manastiret po barten armë me autoambulanca”.

Ajo gjithashtu ka pyetur se pas kësaj, “A mund të quhet vërtetë manastir si Manastiri i Banjskës? E ka hup kuptimin, nuk mundet me u quajt ajo si një faltore, si një vend ku bëhen lutje dhe drejtohen lutje të shenjta”.

“Ne duhet që të ndërmarrim hapa dhe bashkërisht që t’i kërkojmë bashkësisë ndërkombëtare që të kontrollohen të gjitha objektet e kultit, qofshin kisha apo xhamia. Nuk duhet të lejojmë që faltoret në Kosovë të bëhen baza ushtarake për kriminelë”, ka thënë ndër të tjera deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.