LAJMI I FUNDIT:

Ish-komandanti i FSK-së: Jo më pak se 8 terroristë u vranë në Banjskë, Serbia i fshehu për një arsye

Ish-komandanti i FSK-së: Jo më pak se 8 terroristë u vranë në Banjskë, Serbia i fshehu për një arsye

Kadri Kastrati, gjeneral në pension i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka thënë se synimi i serbëve me sulmin terrorist në veri ishte aneksimi i Kosovës.

Ai thotë se skenari ishte i tillë që të fillojë me atë pjesë e më pas forcat paraushtarake të vendosen deri në veri të Mitrovicës.


“Në bazë të informacioneve nuk bëhet fjalë për 50 apo 100 terroristë të trajnuar për atë veprim. Këtu bëhet fjalë për përfshirjen e komplet Brigadës veriore. Kjo brigadë ka prej 1,800 deri 2,000 veta. Këta njerëz kanë qenë brenda territorit të Kosovës të ushtruar dhe trajnuar brenda kazermave të Rashkës. Këta njerëz e kanë pritur një “Prigozhin”. Radoiçiqi ka pretenduar të merr atë detyrë për ta “çliruar” atë pjesë të Kosovës dhe ta merr lavdinë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Kastrati thotë se nuk bëhet fjalë për tre serbë të vrarë në aksion.

Vuçiq në mbrojtje të grupit terrorist të Radoiçiqit: Serbët donin të mbroheshin
Lexo po ashtu Vuçiq në mbrojtje të grupit terrorist të Radoiçiqit: Serbët donin të mbroheshin

“Nga burime shumë të sigurta, nuk bëhet fjalë për tre serbë të vrarë. Numri është shumë më i madh. Jo më pak se tetë – dhjetë terrorist të atij grupi janë të vrarë, mirëpo Serbia ka dashur të fshehë të gjithë ata serbë që janë vrarë e që kanë shërbyer në forcat e armatosura të Serbisë, apo serb nga Bosnja apo edhe mercenarë nga Rusia. Këta janë fshehur e të deklaruar ta vrarë janë vetëm këta serbë nga Kosova”, ka deklaruar tutje Kastrati, përcjell Telegrafi.

Ish-komandanti i FSK-së thotë se në ditën kritike, Vuçiq kishte paralajmëruar konferencë në ora 14 që më pas e kishte shtyrë vazhdimisht deri në mbrëmje, derisa ishte siguruar se serbët e vrarë që janë shtetas të Serbisë janë tërhequr nga territori i Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori