LAJMI I FUNDIT:

Musliu: Taktika e re ruse – ndihmë Serbisë, duke e paraqitur “viktimë” të Evropës

Musliu: Taktika e re ruse – ndihmë Serbisë, duke e paraqitur “viktimë” të Evropës

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se Evropa do ta konsiderojë Serbinë si “viktimë të ndikimit rus” dhe do ta përkëdhelë atë për ta “marrë” në gjirin e saj.

Musliu ka thënë se “Ambasada e Rusisë në Beograd, paska deklaruar se ‘Ndërmjetësimi i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi nuk ka të bëjë asgjë me ndërmjetësues të ndershëm’”.


Ai ka thënë se “Kjo ‘cicërimë’ që do ta quaja më shumë ‘kakarimë, ka një taktikë tjetër në prapavijë”

“Rusët e dinë se duke e kritikuar kështu BE-në, Evropa do ta favorizojë Serbinë në dialog. Evropa do ta quajë Serbinë si ‘viktimë të ndikimit rus’ dhe do ta përkëdhelë atë për ta ‘marrë’ në gjirin e saj. Por, Serbia është ajo që është – ortodokse, fanatike pro-ruse. Çdo hap integrues drejt Evropës, do të duhej të ishte i vërtetë, dhe jo si fasadë”, ka shkruar Musliu në Facebook, transmeton Telegrafi .

Ai ka thënë se përafërsisht kësisoj është Bullgaria. “Në Bullgari, dhe pse është anëtar i BE-së, madje edhe i NATO-s, Rusia ka shumë qendra influencuese, madje edhe parti pro-ruse”.

“Ndryshimi në Serbi do të duhej të bëhej prej së vërteti, duke e ndryshuar mentalitetin. Nuk mund të quhet Vuçiqi proevropian, kur ai ka lindur si politikan i radikalëve të Sheshelit dhe koalicion i Millosheviqit”.

“Paramendojeni, partia e Millosheviqit, krahas partisë së Vuçiqit, në kohën kur kanë qenë në koalicion (1998-1999), ka qenë parti më e moderuar”.

Musliu thotë se “Vuçiqi atëherë, ka qenë pjesëtar i partisë më ultranacionaliste serbe.  Ai nuk ka ndryshuar. Ka ndryshuar metoda e tij dhe vet Evropa. Ka ndryshuar kriteri evropian”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori