LAJMI I FUNDIT:

Musliu: 16 pjesëtarë të FSK-së janë larguar nga shërbimi që nga fillimi i këtij viti

Musliu: 16 pjesëtarë të FSK-së janë larguar nga shërbimi që nga fillimi i këtij viti

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, tha të shtunën se Forca e Sigurisë së Kosovës po përballet me trend frikësues të largimit të pjesëtarëve të saj nga shërbimi si ushtar.

Siç ka bërë të ditur ajo, vetëm nga 1 janari i këtij viti janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së.

“Nëse nuk reagojmë sot, nesër do të jetë vonë! Forca e Sigurisë së Kosovës është duke u përballur me një trend frikësues të largimit të pjesëtarëve  të saj nga shërbimi si ushtarë. Vetëm nga 1 Janar 2023 deri sot  janë larguar 16 pjesëtarë të FSK-së”, ka shkruar Musliu në Facebook.

Ndryshe, në ligjin për pagat janë përfshirë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bazuar në të dhënat qeveritare, pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës kanë përfituar rritje page.

Me koeficientin e ri të ligjit për paga, një ushtar i thjeshtë do të paguhet 588 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori