LAJMI I FUNDIT:

Muskuj me garanci: Ushtrimet më të mira të cilat nuk i bëni

Muskuj me garanci: Ushtrimet më të mira të cilat nuk i bëni

Tani kur duhej të planifikonim ndonjë ndryshim në planin jetësor, ndodh pandemia – e cila të gjithëve na kufizon lëvizjen jashtë shtëpisë

Megjithatë, tipat e vërtetë dinë që baza për arritjen e qëllimeve të caktuara ndërtohet pikërisht tani, kur janë sfidat më të mëdha.

Nuk do të shkoni në vrapim kilometrik dhe ndoshta nuk do të bëni ushtrime sfiduese për trupin tuaj, mirëpo ekzistojnë edhe ushtrime të intensitetit të ulët, të cilat, nëse i bëni çdo ditë, mund të arrini rezultate të përsosura.

Është e nevojshme t’i bëni 10 përsëritje anash, nga të cilat nuk do të djersiteni, transmeton Telegrafi.

“Ky ushtrim do t’ju forcojë pjesën lumbale dhe do të përmirësojë elasticitetin e përgjithshëm”, thotë instruktori i fitnesit, Oli Frost,ndërsa fokusi në ekuilibër do të rrisë forcën.

Punoni në përmirësimin e dobësive tuaja dhe suksesi afatgjatë është i garantuar. “Ekziston ndikimi edhe në forcimin e funksioneve të trurit”, thotë Frost.

“Ushtrimet e zakonshme do të bëhen shumë më të lehta nëse i përvetësoni lëvizjet komplekse”. Pra, njëkohësisht punoni mendërisht dhe fizikisht. Për lëvizjet e ardhshme ju nevojitet shiriti elastik.

01. Në lak

Me shputën e djathtë shkelni shiritin rrethor elastik të rezistencës së dobët dhe mbështilleni rreth supit të djathtë. Gjeni një pikë në mur në të cilën do të fokusoheni – ky ushtrim do t’ju ndihmojë të mbani ekuilibrin.

02. Animi

Shtrëngoni gluteusin dhe tërhiqeni lehtë këmbën e majtë prapa. Lakojuni në kërdhokulla dhe anoni përpara, gjithë kohës duke u kujdesur ta mbani kurrizin drejt. Mos e lëshoni shiritin.

03. Gjuri lart

Gjeni ekuilibrin, pastaj përsëriteni lëvizjen prapa. Ngrini gjurin deri në nivel të kërdhokullave dhe qëndroni ashtu disa çaste. Dora me të cilën e mbani shiritin është ende në të njëjtën pozitë.

04. Përfundimi lart

Kur ndieni që jeni stabil, shtrini dorën e djathtë mbi kokë. Kthejeni lehtë në pozitën fillestare, përfundoni ushtrimin dhe përsëriteni nga ana tjetër. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Sorrat janë në gjendje të mbajnë mëri dhe të kujtojnë fytyrën tënde nëse sillesh keq me to

Libri i madh i kafshëve
Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Përse shumica qëndrojnë të martuar edhe pse nuk janë të lumtur – dhe nuk dashurohen

Lifestyle
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Tri shprehje të njerëzve me inteligjencë të lartë emocionale

Lifestyle
Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Pse hajdutët vendosin një biskotë tek hyrja e banesës tuaj, e vërteta e frikshme që duhet ta dini

Stil
Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Nëse ju ndodh kjo situatë në hotel, kërkoni ta ndërroni menjëherë dhomën të cilën e keni rezervuar

Stil
Kalo në kategori