LAJMI I FUNDIT:

Musk tregon se kur do të munden njerëzit të udhëtojnë në Mars, planifikon që edhe vetë të udhëtojë në hapësirë

Musk tregon se kur do të munden njerëzit të udhëtojnë në Mars, planifikon që edhe vetë të udhëtojë në hapësirë

Miliarderi amerikan Elon Musk, ka deklaruar se pret që kompania e tij ta dërgojë fluturaken në Mars dhe sipas planeve të inxhinierëve të tyre, njerëzit shpejtë do të mund të udhëtojnë për atje.

Ai shpjegoi udhëtimin për në Mars që varet nga ajo se si orbita e planetit përshtatet me Tokën, që ndodh në një periudhë të caktuar pothuajse çdo vit, transmeton Telegrafi.


Sipas ekspertëve të “Space X”, fluturakja e parë do të mund të udhëtonte për në Mars në vitin 2022. Atëherë edhe do të ndodhë ajo lloj përshtatje e orbitës, derisa udhëtimet tjera mund të realizohen më pas më 2024 dhe 2026.

“Do të thosha me plotë bindje, që për gjashtë vite njerëzit do të udhëtojnë në Mars. Nëse kemi fat, ndoshta edhe brenda katër viteve. Për dy vite do të dërgojnë fluturaken pa ekuipazh në Mars”, ka thënë Musk.

Ai zbuloi se gjatë 2 deri në 3 vitet e ardhshme, planifikon që edhe vetë të udhëtojë në hapësirë me fluturaken e kompanisë së tij. Sipas tij, prioritet do të jetë që përmes avancimit të teknologjisë t’ju mundësojë njerëzve të zhvillojnë një jetë ndërplanetare dhe të ndërtohet “një bazë në Mars”.

Kompania e Musk së shpejti do ta testojë fluturaken “Star ship” që do të mund të transportojë deri në 100 pasagjerë dhe është e destinuar për udhëtim nëpër sistemin solar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori