LAJMI I FUNDIT:

Musk “tallet” me presidentin Biden i cili tha se GM ‘elektrizoi të gjithë industrinë e automjeteve’

Musk “tallet” me presidentin Biden i cili tha se GM ‘elektrizoi të gjithë industrinë e automjeteve’

Elon Musk dhe fansat e tij tallen me qëndrimin e qeverisë së Joe Biden për Tesla-n dhe rëndësinë e saj

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vizitoi fabrikën e General Motors në Detroit, Michigan javën e kaluar.


Në fjalimin e tij, Biden e përkëdheli pas shpine shefen e GM, Mary Barra dhe tha se ajo po drejtonte tranzicionin e sektorit të automobilave drejt automjeteve elektrike.

“Ju elektrizuat të gjithë industrinë e automjeteve. Unë e them seriozisht. Ju e bëtë këtë dhe kjo është e rëndësishme”, tha Biden.

Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë
Lexo po ashtu Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Presidenti amerikan e mbështeti këtë me një sërë postimesh në Twitter.

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris gjithashtu miratoi këto dhe nuk përmendi rëndësinë e Tesla-s në industrinë e veturave elektrike në SHBA.

Dhe fansat e Tesla dhe CEO i kësaj kompanie Elon Musk janë të shqetësuar në lidhje me tendencën e administratës Biden dhe i kanë quajtur ato qesharake në mediat sociale.

Në një koment pasues, Musk u bëri thirrje mbështetësve të tij që të detyronin presidentin amerikan dhe zëvendësen e tij të thonë edhe fjalën “Tesla”.

Ky sugjerim ngjalli shumë reagime në Twitter dhe platforma të tjera të mediave sociale. /Telegrafi/