LAJMI I FUNDIT:

Musk nuk do të shpenzojë më shumë para për politikën

Musk nuk do të shpenzojë më shumë para për politikën

Elon Musk, njeriu më i pasur në botë dhe një nga financuesit kryesorë të fushatës republikane të Donald Trumpit vitin e kaluar, ka njoftuar se planifikon të reduktojë ndjeshëm shpenzimet politike.

“Sa i përket financimit politik, në të ardhmen do të angazhohem shumë më pak. Mendoj se kam bërë mjaftueshëm”, tha Musk në një forum ekonomik në Katar.

"Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne", Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën
Lexo po ashtu "Ky ndoshta do të jetë fundi i jetës siç e njohim ne", Musk paralajmëron se Dielli do ta shkatërrojë Tokën

Ai shpenzoi vitin e kaluar pothuajse 300 milionë dollarë për të mbështetur fushatën presidenciale të Trumpit dhe kandidatët e tjerë republikanë, përfshirë dhjetëra miliona dollarë për fushata mediatike dhe aktivitete në shtetet vendimtare zgjedhore. Fondi i tij kryesor politik, “America PAC”, ka refuzuar të komentojë deklaratën e re.


Megjithëse nuk përjashtoi plotësisht mundësinë e një investimi të ri në politikë, Musk tha se në të ardhmen do të jetë shumë më i kujdesshëm “nëse do të kem një arsye për të shpenzuar për politikën në të ardhmen, do ta bëj”, raporton cnn.

Kjo ndryshim mund të përbëjë një goditje të madhe për republikanët, të cilët në Musk kanë parë një nga donatorët më të rëndësishëm dhe një mbështetje të fortë në fushatat zgjedhore.

Musk gjithashtu konfirmoi se do të mbetet në krye të kompanisë Tesla për të paktën edhe pesë vite, në përpjekje për të zbutur shqetësimet rreth rolit të tij të theksuar në administratën e Donald Trumpit, ku ai drejton Departamentin për Efikasitetin e Qeverisë (DOGE). Ky departament, ndër të tjera, ka udhëhequr shkurtime masive të numrit të nëpunësve shtetërorë dhe ka pezulluar një pjesë të madhe të ndihmës së jashtme amerikane.

Bill Gates akuzon Elon Muskun se “po vret fëmijët e varfër të botës”
Lexo po ashtu Bill Gates akuzon Elon Muskun se “po vret fëmijët e varfër të botës”

Megjithatë, angazhimi i tij politik ka shkaktuar protesta dhe bojkot ndaj Teslës në mbarë SHBA-në dhe Evropën, gjë që është reflektuar në rënien e shitjeve, por edhe të vlerës së aksioneve të kompanisë. Që nga inaugurimi i Donald Trumpit në janar të këtij viti, aksionet e Teslës kanë rënë me rreth 20 për qind.

Muajin e kaluar, Musk njoftoi se do të reduktojë kohën që kalon në administratë në një deri në dy ditë në javë, për të bindur investitorët se mbetet i përkushtuar ndaj Teslës.

Në opinionin publik amerikan, mendimet për Muskun janë thellësisht të ndara sipas vijave politike – shumica e republikanëve kanë një mendim pozitiv për të, ndërsa shumica e demokratëve shprehin një qëndrim negativ. Sipas sondazhit të fundit Reuters/Ipsos, 58 për qind e të anketuarve kanë një mendim negativ për Muskun, ndërsa 39 për qind kanë një mendim pozitiv. /Telegrafi/