Musiala ka shënuar golin më tinëzar që keni parë ndonjëherë në ndeshjen ndaj Italisë

Kombëtarja e Gjermanisë po avancon me rezultat 3-1 në ndeshjen ndaj Italisë e vlefshme për çerekfinale të Ligës së Kombeve.
‘Die Mannschaft’ e kanë tashmë pothuajse të sigurt kualifikimin pasi edhe në ndeshjen e parë në Itali, ata kishin marrë fitore me rezultat 2-1.
Përveç dominimit të gjermanëve në këtë ndeshje, ajo që ra në sy është mënyra se si u shënua goli i dytë i tyre.
Po luhej minuta e 36-të e takimit kur dy yjet e Bayern Munichut, Jamal Musiala dhe Joshua Kimmich, kombinuan për golin e tretë.
Të dy ata i zunë në befasi mbrojtjen e Italisë të cilët ishin të zënë duke protestuar tek gjyqtari i ndeshjes.
Kimmich e ekzekutoi shpejtë rivënien këndore dhe Musiala i pa penguar brenda zonës arriti që ta çojë topin në rrjetë për rezultatin 2-0.
Pavarësisht protestave nga lojtarët mysafir, gjyqtari i ndeshjes vendosi që goli të pranohej si i rregullt./Telegrafi/






















































