LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Veç Vjosa Osmani mund të shkruajë për Betejën e Koshares pa e përmendur UÇK-në

Mushkolaj: Veç Vjosa Osmani mund të shkruajë për Betejën e Koshares pa e përmendur UÇK-në
Imer Mushkolaj

Në 22 vjetorin e Betejes së Kosharës, presidentja Vjosa Osmani nuk kishte përmendur askund Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Ndaj saj ka reaguar analisti Imer Mushkolaj.


Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Mushkolaj ka thënë se vetëm Vjosa Osmani mund të shkruajë për betejën e Koshares pa e përmend Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Osmani, Konjufca e Kurti homazhe në Koshare: Themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend
Lexo po ashtu Osmani, Konjufca e Kurti homazhe në Koshare: Themelet e shtetësisë burojnë në këtë vend

“Veç Vjosa Osmani mundet me shkru për Kosharen pa e përmend UÇK-në”, ka thënë Mushkolaj.

Reagime kishte edhe nga opozita.

Deputejta e PDK-së Eliza Hoxha shkroi se vetëm Osmanit nuk ua zë goja asnjëherë të vetme ta përmendë UÇK-në.

Edhe ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, tha se “Po të mos kishte UÇK nuk do të kishte as FSK”.

Ndërsa nga Presidenca, Bekim Kupina ka thënë se Osmani e ka përmendur UÇK-në në fjalimet e saj dhe nuk ka asnjë telashe.

Ndryshe, Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, është njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënoi jo vetëm një fitore morale për UÇK-në, por ajo i hapi rrugë furnizimit me armatim dhe mbështetje logjistike për shumë zona të luftës në brendësi të Kosovës.

Beteja e Koshares mbetet një nga përballjet e suksesshme të forcave të UÇK-së jo vetëm për bilancin e të vrarëve nga pala e armikut, por dhe me efektin që pati ky sukses në forcimin e besimit të popullsisë së zonës tek UÇK-ja dhe aleatët e saj.

Kjo betejë u bë motiv për shtimin e radhëve të vullnetarëve që i bashkoheshin UÇK-së në front. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori