LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj për përplasjet në nëndegët e LDK-së: Shqetësuese se si kjo parti mjaft e madhe nuk mund t’i menaxhoj këto se çka po ndodhin

Mushkolaj për përplasjet në nëndegët e LDK-së: Shqetësuese se si kjo parti mjaft e madhe nuk mund t’i menaxhoj këto se çka po ndodhin

Lidhja Demokratike e Kosovës është duke mbajtur zgjedhjet e brendshme. Këto zgjedhje herë pas here po shënohen me incidente, duke filluar nga përplasjet verbale e deri tek përleshjet fizike.

Rasti më i freskët ka ndodhur në një shkollë në fshatin Koshare, në Ferizaj, ku teksa mbahej procesi zgjedhor aktivistët janë fjalosur dhe janë grushtuar mes vete. Pas kësaj nuk ka vazhduar mbajtja e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.


Përleshje me grushta në LDK-në e Ferizajt (Video)
Lexo po ashtu Përleshje me grushta në LDK-në e Ferizajt (Video)

Analisti Imer Mushkolaj, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se brenda LDK-së ekzistojnë grupe të cilat tentojnë që ta marrin kreun e partisë.

Sipas tij është shqetësuese se si LDK-ja si parti e madhe nuk po mund t’i ndaloj këto përplasje.

“Janë të pritshme këto përplasje, pasi që nga fillimi kur kanë nisur zgjedhjet brenda LDK-së, është parë që do të ketë përplasje. Duket që brenda LDK-së ekzistojnë disa grupe të cilat po tentojnë që ta marrin kreun e partisë, dhe natyrisht që kjo reflektohet pastaj edhe në Kuvende zgjedhore, qoftë nëndegëve, qoftë të degëve. Por është shqetësuese, se si LDK si parti mjaft e madhe nuk mund t’i menaxhoj këto se çka po ndodhin në Kuvendet e vjetra, dhe duhet ta pyesim LDK-në se nëse nuk mund t’i menaxhoj këto përplasje brenda nëndegëve, si do të mund të menaxhoj diçka më të madhe, apo si do të mund ta menaxhoj shtetin në qoftëse nesër vjen në pushtet”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj ndër të tjera ka theksuar se njerëzit e LDK-së mund ta din se mund të ketë ndërhyrje nga partitë tjera dhe se kush mund të ndërhyjë.

“Po ashtu unë nuk i përjashtoj as ndërhyrjet nga jashtë në këto Kuvende të LDK-së, ku ka pasur edhe raportime në media ku aktivist të partive tjera po marrin pjesë në këto Kuvende. Nuk besoj që LDK-ja apo njerëzit e LDK-së nuk e dinë që dikush nga partitë tjera ka marrë pjesë në Kuvende të nëndegëve. Shembull, kemi parasysh që nëndegët nuk janë struktura të mëdha dhe secili njihet me secilin. Kështu që e kam përshtypjen se me qëllim po lejohen njerëz të tillë të futen në këto tubime dhe kuvendet e nëndegëve të LDK-së, dhe pastaj të shkaktohen edhe situata të tilla”, ka deklaruar ai.

Sipas tij është garë e fortë për kreun e LDK-së, dhe kjo që po ndodh siç tha Mushkolaj e dëmton mjaft shumë këtë parti.

“Ajo që është e sigurt është se gara për kreun e LDK-së do të jetë e fortë dhe pikërisht këto që po ndodhin nëpër nëndegë e degë e tregojnë më së miri këtë. Kjo e dëmton LDK-në, sepse duke e pasur aprasysh që Kuvendi i karrigeve e ndau LDK-në në dysh, atëherë kur zoti Sejdiu e fitoi kreun e LDK-së. Dhe që atëherë LDK më nuk arriti që të jetë parti e parë. Kjo e dëmton LDK-në dhe është përgjegjësi shumë e madhe e LDK-së, e zotit Mustafa dhe e tre nënkryetarëve të LDK-së që t’i jap zgjidhje kësaj çështje mjaft serioze. Nuk mjafton që vetëm në Facebook të dal me një deklaratë dhe të kritikoj, ndërsa nuk bënë asgjë që kjo që po ndodh të ndaloj. Ai duhet të ndërmarr veprime që ta ndaloj këtë dhe ta qetësoj situatën e pastaj të shoh që kush mund të jetë ndikues  që të arrihet një situatë e tillë”, ka thënë ai.

Ndryshe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti në një intervistë për “Përballje ditore”, ka folur për procesin e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.

Hoti flet për incidentet në zgjedhjet e LDK-së: Raste të izoluara që nuk janë në kulturën e partisë (Video)
Lexo po ashtu Hoti flet për incidentet në zgjedhjet e LDK-së: Raste të izoluara që nuk janë në kulturën e partisë (Video)

Gjithashtu ai ka komentuar edhe incidentet që kanë ndodhur në disa nëndegë dhe degë të zgjedhjeve të brendshme në këtë subjekt politik. Hoti i ka quajtur këto raste si të izoluara dhe që nuk janë në kulturën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ka incidente të caktuara siç ka ndodhur në Mitrovicë, në kuvendin zgjedhor të një nëndege të Mitrovicës, ku kam marrë pjesë në fillim të punimeve të Kuvendit dhe më pas nuk ka pasur dakordim se si të procedohet tutje, unë e kam lëshuar mbledhjen dhe më pas ka pasur një incident pasi që unë e kam lëshuar mbledhjen, edhe në Prishtinë ka ndodhur një mosmarrëveshje e tillë. Por këto janë raste të izoluara nuk janë normë e zhvillimit të brendshëm të zgjedhjeve të LDK-së, unë përçoj edhe një herë mesazhin e kryesisë së LDK-së tek të gjithë ata aktivistë që janë në proces zgjedhor në degë e nëndegë të caktuara që të tregojnë kulturën e LDK-së, nuk ka vend në LDK për sjellje të tilla, nuk janë në natyrën tonë”, ka thënë Avdullah Hoti gjatë intervistës për Telegrafin.

Ndërkaq kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar lidhur me lajmet në media për përplasjet e personave nëpër degët e LDK-së përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Përleshjet në LDK, reagon Isa Mustafa - tubimet tona po i prishin njerëz të partive tjera
Lexo po ashtu Përleshjet në LDK, reagon Isa Mustafa - tubimet tona po i prishin njerëz të partive tjera

Ai ka shkruar se të gjithë duhet ta dinë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statuin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet.

“Është e natyrës së mediave publike e private që të prodhojnë lajme, edhe me disa sjellje të papranueshme të disa individëve nga nëndegët e LDK-së. Por s’mund ta kuptoj ngarendjen e këtyre individëve që të prodhojnë lajme me budallallëqet e tyre dhe të njerëzve nga partitë e tjera që prishin tubimet e LDK-së!
Të gjithë duhet ta dinë se çdo proces zgjedhor i cili nuk respekton Statutin e LDK-së, Rregulloren e zgjedhjeve dhe që nuk është transparent ndaj anëtarësisë nuk do të pranohet. Si Kryetar i LDK-së do të kërkoj nga organet përgjegjëse që ato të anulohen.
Për rregullsinë e procesit zgjedhor vendimtare janë dispozitat e Statutit të LDK-së dhe Platforma zgjedhore, e jo konstatimet nga debatet e atyre që s’kanë asgjë të përbashkët me LDK-në”, ka shkruar Mustafa në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori