LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: PDK dërgoi figurat e duhura në debat

Mushkolaj: PDK dërgoi figurat e duhura në debat
Foto: Arkiv

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini sonte është debatuar me përfaqësuesit e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në “Debatin e Analizës”, Imer Mushkolaj ka thënë se PDK në debat kishte dërguar figurat ndër më të pranueshmet që ka PDK-ja në parim, tha ai, përcjell Telegrafi.


“Të kemi parasysh se në të kaluarën PDK-ja në debate kishte dërguar disa figura që nuk është se kanë pasur reputacion të mirë në publikë”.

“Sonte kishim zotin Hamza që njihet si profesionistë i fushës së financave. Kishim zonjën Hoxha që tash ka hyrë në politikë, mirëpo në të kaluarën njihet për kontribut edhe në arte edhe në profesionin e saj si arkitekte. Dhe ministrin Ismaili që besoj se PDK-ja e ka si pikë të fortë që ka pasur Ministrinë e Shëndetësisë sepse megjithatë janë vërejtur ndryshime në shëndetësi”.

Mushkolaj ka thënë se megjithatë premtimet mbeten ato të njëjtat që kanë qenë në vitin 2017 apo 2014.

“Të paktën nga viti 2014 sillen e pështillen premtime të njëjta apo të ngjashme. Po flasim për premtime si “fondi i punësimit” apo investimet në bujqësi etj., që asnjëherë nuk janë arrit në masën që janë premtuar”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj./Telegrafi/