LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Mospublikimi i draftit të Asociacionit shton dyshimet mbi të

Mushkolaj: Mospublikimi i draftit të Asociacionit shton dyshimet mbi të

Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka deklaruar se nuk është problem nëse Asociacioni është i përfshirë brenda Kushtetutës apo jo, pasi sipas tij, problemi kryesor është se ky Asociacion do të njihet ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova do të mbetet e panjohur.

“Për mua nuk do të thotë shumë nëse është brenda Kushtetutës apo jashtë saj. Për mua është problematike nëse themelohet ky Asociacion, pasi do të njihet nga e gjithë bota, ndërkohë që Kosova do të mbetet e panjohur nga bota. Ky është një problem jashtëzakonisht i madh”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.


Gjithashtu, Mushkolaj ka shprehur kritika ndaj një kompromisi të mundshëm për serbët në Kosovë dhe Beogradin, duke theksuar se një njohje de-facto nuk është një njohje e plotë.

Ai ka theksuar nevojën për njohje të plotë dhe vendosjen e raporteve diplomatike ndërshtetërore me Serbinë.

Rashiti: Pa njohje nuk ka normalizim të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë
Lexo po ashtu Rashiti: Pa njohje nuk ka normalizim të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë

Një pikë tjetër e theksuar nga Mushkolaj është mungesa e transparencës në procesin e hartimit të draftit për Asociacionin.

Ai ka kritikuar faktin që drafti nuk është bërë publik dhe ka shtuar se kjo mungesë e transparencës shton dyshime mbi të.

“Ky kompromis i madh për serbët në Kosovë rrjedhimisht edhe për Beogradin, në raport me çka po e bëjmë këtë kompromis, çka po marrim si të dobishme prej kësaj pune, një njohje de-facto, çfarë është njohje de-facto, unë mendoj se njohja është njohje. Ky është një lloj ide sikur të njeh Serbia, por nuk të njeh bash tamam. Ne kemi nevojë me të na njohë Serbia dhe me vendos raporte diplomatike ndërshtetërore me Serbinë”.

“Përndryshe nëse Asociacioni themelohet bazuar në draftin që është përfolur e që ne nuk e kemi parë, edhe është shumë keq se nuk e kemi parë. Nëse drafti është përfundimtar dhe nuk ka më se çfarë të diskutohet mbi të, pse mos të bëhet publik, nuk ka arsye, duhet të bëhet publik dhe qytetarët duhet me pas qasje në të me pa se çfarë po përgatitet në Kosovë. Kjo mungesë e transparencës veç çka i shton dyshimet mbi të”, ka deklaruar Mushkolaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori