LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Deklaratat e Kurz duhet të lexohen si mesazhe të një shteti që ka rol neutral ndaj Kosovës dhe Serbisë

Mushkolaj: Deklaratat e Kurz duhet të lexohen si mesazhe të një shteti që ka rol neutral ndaj Kosovës dhe Serbisë

Deklaratat e kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kurz dhe skepticizmi i tij në lidhje me marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, liberalizimin e vizave dhe formimin e Ushtrisë së Kosovës, po vlerësohen nga njohësit e çështjeve politike si një pozicion neutral që e mban shteti austriak në raportet në mes Beogradit dhe Prishtinës zyrtare.

Analisti Imer Mushkolaj ka theksuar se deklaratat e kryeministrit të Austrisë, Sebastian Kruz, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, tregojnë për rolin neutral që po e luan Austria në raportet në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.


Ai në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shteti austriak është një mik i Kosovës dhe njëri nga shtet e cila e ka njohur qysh në fillim pavarësinë e Kosovës, por njëkohësisht ka marrëdhënie shumë të mira edhe me Serbinë.

“Për themelimin e ushtrisë e pamë një sinjal nga Kurz, që megjithatë në çështjet e tilla nuk duhet të ketë nguti dhe duhet marrë pajtimi i Serbisë, sepse edhe serbët lokal do të jenë pjesë e ushtrisë”, ka shtuar Mushkolaj.

Ai ka theksuar se mospërjashtimi i opsionit për korrigjimin e kufirit në mes Kosovës dhe Serbisë nga ana e kancelarit austriak, flet më tepër sipas tij, për një mesazh i cili thekson domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshje në mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Marrëveshja duhet të arrihet, por nuk nënkuptohet që duhet të bëhet përmes ndryshimit të kufijve. BE-së i intereson stabiliteti në këtë pjesë, e që cilido opsion që e rrezikon këtë stabilitet, ata do të jenë kundër. Unë mendoj se ai foli për pozicionin që kanë dy shtete të pavarura”, ka thënë Mushkolaj.

Sa i përket skepticizmit të treguar për liberalizimin e vizave për Kosovën nga shefi i qeverisë austriake, ai mendon se lëvizja e lirë e kosovarëve po lidhet me dialogun me Serbinë.

“Ndonëse nuk po thuhet kështu, BE-ja e ka pa që kushtëzimet dhe vetëm ato bëjnë punë te politikanët në Kosovë. Çështja e demarkacionit u shtye për tri vite dhe u realizua në fund. Zyrtarët e BE-së e kanë vërejtur se kushtëzimi të politikanët e Kosovës bën punë. Por, është e pakuptimtë që Serbia si shpërblim e ka datën për anëtarësim, e në anën tjetër e vetmja kartë e BE-së për t’i shpërblyer kosovarët janë vizat, e tash edhe ato po lidhen me dialogun me Serbinë”, ka shtuar Mushkolaj.

Ndryshe, Kancelari austriak, Sebastian Kurz pas takimit me presidentin Hashim Thaçi në një konferencë për media, ka theksuar se pa një marrëveshje të përgjithshme në mes Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë stabilitet në rajon.

Ai ka folur edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve, ku ka thënë se Austria do ta mbështesë cilëndo marrëveshje që arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Austria do të pajtohet me cilëndo marrëveshje që arrihet mes Kosovës dhe Serbisë. Nga ana jonë do ta ketë mbështetjen e plotë, edhe nëse është korrigjimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve, pra këtë marrëveshje do ta mbështesë BE-ja”, u shpreh Kurz.

Kurz ka treguar se ende ka shtete të BE-së të cilat janë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave.
“Ka pasur vendim pozitiv nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, mirëpo tash pritet vendimi edhe Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian. Ende ka shtete të BE-së që janë shumë skeptike sa i përket liberalizimit të vizave”, ka deklaruar Kurz. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllet grupi

Mbyllet grupi "Albkings", shtatë të arrestuar deri më tani

Lajme
Rasti

Rasti "Albkings", krijuesi i grupit dhe një femër në mesin e shtatë të arrestuarve

Lajme
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Abuzimi me foto dhe video intime të vajzave, dosja e Prokurorisë ndaj administratorit të “Albkings”

Drejtësi
Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Sa shtetas të Kosovës u punësuan në sektorin e shëndetësisë në Gjermani, jepen të dhëna nga Instituti GAP

Shëndetësi
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Kalo në kategori