LAJMI I FUNDIT:

Mushkolaj: Më bëri përshtypje se asnjëri nga ambasadorët e shkarkuar nuk ishte nga LDK

Mushkolaj: Më bëri përshtypje se asnjëri nga ambasadorët e shkarkuar nuk ishte nga LDK

Analisti Imer Mushkolaj thotë se vendimi për shkarkimet në diplomaci ishte i paralajmëruar nga LVV.

“Edhe në mandatin e parë Konjufca kishte bërë kthimin e disa ambasadorëve. Por mua më bëri përshtypje se në këtë listë nuk ishte ndonjë emër i LDK-së. Pashë emra të PDK-së, AAK-së e AKR-së. Ndoshta në një listë tjetër mund të ketë, por në këtë listë nuk kishte”, tha Mushkolaj në “Debat Plus”.


Analisti thotë se është shqetësuese se Kosova tashmë ka mbetur në shumë vende pa ambasador.

Ai thotë se pavarësisht se ambasadorët e shkarkuar ishin partiakë, ata nuk është dashur të “futen në një thes”, përcjell Telegrafi.

“Nuk ishte veprim i duhur shkarkimi në grup. Është dashur të ndiqet ndonjë rrugë tjetër. Secili ambasador ka pasur performancë të ndryshme”.

Mushkolaj thotë se Ministrja e Jashtme dhe Presidentja është dashur të gjejnë ndonjë mënyrë tjetër për zëvendësimin e ambasadorëve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

“Pavarësisht kërcënimeve prej nga vijnë jemi të gatshëm t’i ndërmarrim masat e nevojshme”, KFOR-i publikon një video-mesazh

Lajme
Kalo në kategori