LAJMI I FUNDIT:

“Mushkëritë” e planetit Tokë po digjen, vetëm brenda një dite regjistrohen mbi njëmijë vatra zjarri në Amazonë 

Pavarësisht masave të vëna, numri i vatrave të zjarrit në Amazonën e rajonit brazilian po vazhdojnë të rritet, tregojnë të dhënat zyrtare.

Në nëntë shtete braziliane që kufizohen me malet e amazonës, numri i vatrave të zjarrit është rritur për më shumë se 20 për qind gjatë korrikut krahasuar me vitin e kaluar, e këto të dhëna janë publikuar nga Instituti Kombëtar për Hulumtime të Hapësirës i njohur ndryshe si INPE, transmeton Telegrafi.


Ky Institut thekson se në korrik janë regjistruar 6.804 vatra zjarri, e gjatë vitit të kaluar në po të njëjtën periudhë ishin 5.318. Zyrtarët kompetentë po frikësohen se ky vit mund të jetë më i zi sesa ai i vitit të kaluar, sa i përket zonave malore në Brazil.

Vetëm gjatë të enjtes satelitët kanë filmuar 1.007 vatra zjarri në Amazonë, e aktivisti i “Green Peace”, Romulo Batista, thotë se ndalesat për zjrrvënie nuk do të funksionojë derisa të mos rritet mbikëqyrja në këtë rajon.

Kah mesi i korrikut ministri i Ambientit, Ricardo Sales dhe presidenti brazilian Jair Bolsonaro kanë ndaluar zjarrvënien në rajonin e Amazonës dhe në Pantanal.

Kujtojmë që Amazona është rajoni më i madh malor në botë, për të cilin ekspertët paralajmërojnë se luan rol kyç në jetën e qytetarëve të botës sepse absorbon gazrat helmuese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagon presidenti iranian, Zelenskyt hatërmbetje me aleatët – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Pamjet satelitore tregojnë se nuk ka dëme të mëdha në Isfahan të Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
Kalo në kategori