LAJMI I FUNDIT:

Murtezi sfidon rekordin “Guinnes” në vrapim ekstrem

Murtezi sfidon rekordin “Guinnes” në vrapim ekstrem

Shkupjani Ekrem Murtezi me sukses ka kaluar testin e parë për të sfiduar rekordin Guinnes për vrapim në kohë më të gjatë dhe pa ndalesë.

43-vjeçari nga Hasanbegu, i cili aktualisht jeton dhe vepron në Belgjikë, vrapin e tij të sotëm e nisi nga kompleksi memorial në Haraçinë, për ta mbyllur në fshatin Llukar të Kumanovës.


Murtezi, 35 km i përshkoi për 3 orë e 47 minuta dhe me sukses e kreu testin e tij final për të sfiduar një rekord në vrap ekstrem.

Atleti shkupjan përmes Federatës së Atletikës të Belgjikës, apo asaj të Maqedonisë do të duhet të paraqesë kërkesë për të shënuar rekord të Guinnesit dhe të njëjtin do të mundohet të regjistrojë në Karadak.

“Po e kam vendosur sot me bë një maratonë, për të thyer një rekord gjithë shqiptar. Sot është koha shumë ekstreme, pasi nuk është rrafsh, por ka edhe disa tatëpjeta dhe rrafshina. Nuk do jetë lehtë, por do e provojë.”, tha për Alsat-M, Murtezi.

Ai vrapin e nisi në lartësi mbidetare prej 290 metra, mbi Haraçinë, për ta përfunduar atë në lartësinë mbidetare prej 1370 metrave, në fshatin Llukar të Likovës.

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Çfarë do të thotë të shohësh në ëndërr njerëz që kanë vdekur?

Interesante
Pallati që po “çmend” shqiptarët, ndodhet në Yzberish dhe jetojnë pasanikët (Foto)

Pallati që po “çmend” shqiptarët, ndodhet në Yzberish dhe jetojnë pasanikët (Foto)

Interesante
Kur të shihni se çfarë ka prapa kësaj dere, do të kuptoni pse njerëzit po tallen me të

Kur të shihni se çfarë ka prapa kësaj dere, do të kuptoni pse njerëzit po tallen me të

Fun
Kalo në kategori