Risi e kësaj liste është emri i futbollistit kosovar, Vedat Muriqi, i cili luan në Teutën e Durrësit. Ish-lojtari i Lirisë së Prizrenit është ftuar për herë të parë në ekipin shqiptar të shpresave. Ai shprehet shumë i lumtur për një gjë të tillë, teksa nuk heziton të fsheh dëshirën e madhe për t’i shënuar Spanjës.

“Jam shumë i lumtur për ftesën e Kombëtares. Vërtetë jam shumë i gëzuar dhe do të punoj edhe më shumë. Shpresoj që të arsyetoj besimin e tyre dhe të shënoj në ndeshje ndaj Spanjës”, deklaroi ai për Arena. Bashkë me të, Gega ndaj për duelin ndaj Spanjës i ka ftuar edhe tetë lojtarë tjerë kosovarë.


Ata janë: Valentin Gjokaj, Arbnor Fejzullahu, Amir Rrahmani, Imbran Bunjaku, Herolind Shala, Haxhi Neziraj, Leonit Abazi dhe Enis Gavazaj. /Tribuna/Telegrafi/ 

telegrafi sport app