LAJMI I FUNDIT:

Murati sqaron pagesat për KOSTT-in rreth mbulimit të rrymës në veri të Kosovës

Murati sqaron pagesat për KOSTT-in rreth mbulimit të rrymës në veri të Kosovës
Foto: Arkiv

Deputeti Bekë Berisha në seancën parlamentare që po mbahet në Kuvendin e Kosovës e ka pyetur ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati lidhur me pagesën në drejtim të KOSTT-it për pagesën e rrymë në veri të vendit.

Berisha ka kërkuar nga ministri Murati të tregon sesa mjete janë ndarë për këtë çështje.


“Pyetja ime është për ministrin Murati lidhur me çështjen e deklarimit të zëdhënësit të Qeverisë lidhur me pagesën e 20 milionë eurove për KOSTT-in lidhur me pagesën e rrymës në veri të vendit”, ka pyetur Berisha, përcjell Telegrafi.

Lidhur me këtë, Murati ka thënë deri më tani janë bërë vetëm dy pagesa, njëra e kryer në vitin 2018 e tjetra në vitin 2020.

“Për sa i përket pagesave në drejtim të KOSTT-it në të kaluarën janë bërë dy pagesa. Njëra është bërë në vitin 2018 nga Qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj në vlerë prej 1 milion euro për të mbuluar këtë shpenzim, ndërsa në pjesa tjetër është dhënë në vitin 2020 në Qeverinë e udhëhequr nga LDK-AAK-Nisma, në vlerë prej 10 milionë euro për Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, e cila udhëhiqej nga Blerim Kuçi. Transferi i këtij 10 milionë euro në drejtim të KOSTT-it ka ndodhur me datë 6 nëntor”, tha Murati. /Telegrafi/