LAJMI I FUNDIT:

Murati: Për fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021, mund të filloj aplikimi për shtesa në E-Kosova

Murati: Për fëmijët e lindur në vitin 2020 dhe 2021, mund të filloj aplikimi për shtesa në E-Kosova

Ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike.

Ai ka bërë të ditur se shtesat e fëmijëve do të nisin qysh tani.

“Shtesat për fëmijë do të fillojnë të ndahen qysh tani, siç e dini 0 deri në 24 muaj, do të jenë me vlerë 20 euro. Për mbi 24 muaj deri në 16 vjeç janë 10 euro”, tha Murati.


Lehonat e papunësuara do të paguhen nga 6 muaj me pagën minimale, ato të punësuara 3 muaj
Lexo po ashtu Lehonat e papunësuara do të paguhen nga 6 muaj me pagën minimale, ato të punësuara 3 muaj

“Nga data 1 shtator hapet aplikimi për shtesat e fëmijëve që kanë lindur nga 1 janari 2020 e tutje. Pra të gjithë fëmijët që kanë lindur në vitin 2020 dhe 2021”, tha Murati.

Ai tutje theksoi se, “Kurse nga 1 janari i vitit të ardhëm, do të fillojë aplikimi për ata që kanë lindur nga viti 2018 e tutje, e kështu me radhë deri në korrik i vitit 2023, deri në moshën 16 vjeçare”.

Përfitues i shtesave në këtë rast është nëna”, tha Murati.

Numri i llogarisë bankare, të dhënat personale të nënave dhe të dhënat personale të fëmijës, janë ato që nevojiten për të marr shtesa të fëmijëve. /Telegrafi/