LAJMI I FUNDIT:

Murati: Praktikat zvicerane, shembull për ekonominë e Kosovës

Murati: Praktikat zvicerane, shembull për ekonominë e Kosovës

Oda Ekonomike Zvicerano-Kosovare, e cila udhëhiqet nga ndërmarrësi Fikret Murati, është themeluar në maj të këtij viti, kurse inaugurimi i zyrave është bërë të martën në Prishtinë.

Murati shprehet se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mirëfilltë në mes të dy palëve dhe se do të jetësojë projektet që pritet të rrjedhin nga ky bashkëpunim.


Zëvendësambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Pauline Menthonnex Gacaferri ka thënë se beson se shumë kompani, si nga Kosova ashtu edhe nga Zvicra do të tregojnë interes dhe dëshirë për t’u bashkuar me këtë nismë të re.

Në anën tjetër, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari shprehet se për t’u arritur këto investime, Oda Ekonomike Zvicerano-Kosovare në bashkëpunim me institucionet arsimore nga Zvicra dhe Kosova duhet t’i prezantojnë nevojat e tregut të punës.

Hajdari, po ashtu shtoi se investimet e huaja nga Zvicra dhe diaspora janë çelës i zhvillimit të Kosovës.

Murati, kryesuesi i Odës Ekonomike Zvicerano-Kosovare, ndjehet optimist se në këtë rrugëtim do të synojë të zhvillojë ekonominë e vendit, duke u bazuar në praktikat zvicerane, gjë e cila mund t’i sjellë vetëm dobi vendit.