LAJMI I FUNDIT:

Murati-opozitës: A jeni ju që thoshit që duhet me i dhënë diçka Serbisë që të na njoh?

Murati-opozitës: A jeni ju që thoshit që duhet me i dhënë diçka Serbisë që të na njoh?

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se opozita aktuale dikur kishte thënë se Serbia nuk njeh Kosovën pa i dhënë diçka.

Në seancën e natës për dialogun, ai shtoi se të njëjtit e kanë sjellë vendin në humnerë.


Për takimin e së hënës të nivelit të lartë në Bruksel, Murati tha se kjo marrëveshje është një hap tutje dhe shumë e rëndësishme drejt epilogut të mirë me Serbinë.

“Në javët që i prinin 27 shkurtit, apo të hënës, kanë qenë shumë të ngazëllyer, sepse e kanë ditur çka kanë lënë dhe sipas tyre aq keq e kanë lënë punën, sipas deputetëve të opozitës, ju që keni qenë në qeveri, sa që sipas mendimit tuaj kanë qenë vetëm dy mënyra. E para, ose me sharru prapë në humnerën që e keni shti Kosovën ju, ose me i thënë jo një marrëveshjeje potenciale edhe pastaj me ardh me sha këtu ‘ju kundër aleatëve, kundër Amerikës’. Edhe vet ju jeni të vetëdijshëm sa keq e keni lënë situatën dhe në çfarë humnere e keni sjellë vendin”, ka thënë Murati.

Ai tha se diskutimet e deputetëve janë keqinterpretime edhe nxjerrje e fjalëve jashtë kontekstit.

“Diçka që u fol këtu, disa deputetë thanë që ‘komunikimi i komunitetit serb direkt në qeverinë, problem i madh’. Tash, ju keni krijuar Listën Serbe që komunikon direkt me Beogradin, me Qeverinë e Serbisë, këtë po e llogaritni të keqe, ajo për juve ka qenë në rregull. Ta bëni Listën Serbe të komunikojë direkt me Vuçiqin, për ju ka qenë në rregull. Kur e keni çuar dorën dhe e keni votuar”, shtoi ai.

Murati tha se është hera e parë që të dy palët kanë reciprocitet, duke shtuar se opozita e dikurshme kishte thënë se njohja e Serbisë nuk vjen pa i dhënë diçka.

“’Overcoming the past’ i bije që Serbia, njësoj sikur nazizmi duhet të ballafaqohet me të kaluarën, në mënyrë që të tejkalojë. Më në fund e kemi një situatë ku Serbia vihet para ballafaqimit me të kaluarën e vet. Çfarë keni bërë ju? Keni bërë Gjykatë Speciale që e gjykon luftën e UÇK-së. U tha prej kryetarit të PDK-së çka na duhet njohja nga Serbia, mundemi pa të. More a jeni ju që thoshit duhet me i dhënë diçka Serbisë që të na njoh? Ju keni qenë edhe ju keni qenë në koalicion, thoshit duhet Serbisë me i dhënë diçka që ajo të na njoh, përndryshe çfarë interesi ka Serbia të na njoh nëse nuk i japim asgjë”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori