Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati , konsideron se shteti i Kosovës nuk po bën sa duhet sa i përket shqiptarëve të Kosovës Lindore.
Përmes një shkrimi në Facebook, Murati tha se Lëvizja për Bashkim prej vitit 2010 ka ngulmuar që i vetmi parim i drejtë për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe është parimi i reciprocitetit.
Ai ka thënë se pozita dhe opozita në Kosovë, duhet me patjetër t’i përkrahin kërkesat e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit e Metvegjës, duke kërkuar që interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shtrohen si temë diskutimi në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Sot Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të tri komunave të Kosovës Lindore përmes një deklarate pohoi edhe njëherë se shqiptarët në këtë pjesë i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm nga shteti serb. Ata gjithashtu kërkuan që interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shtrohen si temë diskutimi në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Njëkohësisht, me të drejtë ata kërkuan që të njëjta të drejta të cilat iu ofrohen serbëve në veri të Kosovës t’i jepen edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore
Lëvizja për Bashkim prej vitit 2010 ka ngulmuar që i vetmi parim i drejtë për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe është parimi i reciprocitetit.
“Ne jemi të bindur se e vetmja rrugë për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të stabilizuar Kosovën por edhe rajonin, është që të drejta të njëjta zbatohen për të dy popujt. Nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme duke biseduar vetëm për serbët dhe vetëm për Kosovën. Kështu ato zgjidhje që ofrohen për serbët në tri komunat veriore të Kosovës të vlejnë edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, apo të njëjtat të drejta që iu kanë garantuar serbëve në Kosovë të vlejnë edhe për gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi. Është shumë e rëndësishme që parimi i reciprocitetit ka filluar të institucionalizohet si kërkesë e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Klasa politike në Kosovë, në pozitë dhe opozitë jo vetëm që duhet t’i përkrah këto kërkesa për shkak të obligimit ndaj njerëzve tanë atje, por edhe për shkak se duke e futur parimin e reciprocitetit në bisedimet me Serbinë, shtrohet rruga përmes së cilës Kosova bëhet shtet stabil dhe normal”, ka thënë Murati. /Telegrafi
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe