Munishi: Jorastësisht e kemi nofkën “Gladiatorët”

Vushtrriasit dje në “Bajram Aliu” me golin e Bajram Zuqakut munden ekipin nga Drenasi me rezultat 0-1, në kuadër të Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll.
Tekniku prishtinas pas ndeshje tha se është i kënaqur me lojën që shfaqen të përzgjedhurit e tij. Sipas Munishit, edhe Ferronikeli ka mundur ta fitojë ndeshjen, pasi që sipas tij, skuadra e Ramiz Krasniqit është ekip shumë i fortë.
“Ferronikeli është kundërshtar shumë i fortë. Loja ishte shumë dinamike dhe e pëlqyeshme nga të dyja palët. Ka mundur të fitojë edhe Ferronikeli por edhe të ndahemi në barazim, por kësaj radhe fati ishte me ne. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës sime. Këta djelmosha edhe një herë treguan se jorastësisht e kanë nofkën ‘Gladiatorët’”, ka thënë Munishi.
Llamkos Kosova në xhiron e ardhshme do të ndeshet me Prishtinën, në derbin e këtij sezoni. Munishi mendon se dueli me prishtinasit do të jetë një sfidë e fortë, por ai beson se skuadra e tij në fund të sezonit do t’i gëzohet titullit të kampionit.
“Prishtina është shumë e fortë, por kemi një javë për t’u përgatitur. Sidoqoftë, edhe nëse fitojmë edhe nëse nuk fitojmë në atë sfidë një gjë është e sigurt, sivjet do të jemi 100 për qind kampionë”, ka theksuar Munishi.
Llamkos Kosova aktualisht kryeson tabelën me 40 pikë, 10-të më shumë së Prishtina. /KP/Telegrafi/




















































