Munishi ia rrëmben Llamkos Kosovës Prekazin

Prekazi zyrtarisht është ndarë me vushtrriasit, duke arritur marrëveshje me Hajvalinsë, skuadër kjo që synon titullin e kampionit.
Prekazi përmes profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me Hajvalinë. Ai thotë se ka zgjedhur projektin e Hajvalisë, derisa ka falënderuar Llamkos Kosovës për periudhën që ka kaluar në Vushtrri.
“Dua t’ju njoftoj se që nga sot jam pjesë e projektit të KF Hajvalisë. Shfrytëzojë rastin t’i falënderoj shokët e mi të klubit ‘Kosova-Vushtrri’, sportdashësit e qytetit të Vushtrrisë e në veçanti tifozërinë ‘Forca’ për përkrahjen që më dhanë dhe më bën të ndihem gjithmonë mirë. Së bashku me ju e shkruam historinë”, ka shkruar Prekazi, i cili me Llamkos Kosovën fitoj titullin e kampionit. /KP/Telegrafi/





















































