Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA) ka zbuluar “Ekipin e Vitit” në Premier League për sezonin 2024/25, ku vërehet qartë dominimi i lojtarëve të Arsenalit dhe Liverpoolit, dy skuadra që shkëlqyen në kampionat.

Ky formacion prestigjioz vlerëson futbollistët më të dalluar të sezonit, duke përzgjedhur ata që spikatën me konsistencë, kualitet dhe ndikim të madh në fushë.

Pavarësisht se Cole Palmer dhe Bruno Fernandes ishin ndër të nominuarit për 'Lojtarin e Vitit', asnjëri prej tyre nuk u përfshi në formacionin përfundimtar të zgjedhur.

Nga gjashtë yjet e nominuar për Lojtarin e Vitit, Palmer dhe Fernandes ishin të vetmit që nuk u përfshinë në 'Ekipin e Vitit' dhe asnjëri prej tyre nuk u paraqit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.


Formacioni i plotë i PFA-së për vitin 2025

Portier: Matz Sels (Nottingham Forest)

Mbrojtës: Virgil van Dijk (Liverpool), Milos Kerkez (Bournemouth), William Saliba (Arsenal), Gabriel Magalhães (Arsenal)

Mesfushorë: Declan Rice (Arsenal), Ryan Gravenberch (Liverpool), Alexis Mac Allister (Liverpool)

Sulmues: Mohamed Salah (Liverpool), Alexander Isak (Newcastle United), Chris Wood (Nottingham Forest)


Me katër lojtarë nga Liverpooli dhe tre nga Arsenali, ky ekip pasqyron qartë luftën e fortë për titull mes dy gjigantëve anglezë, ndërsa surprizë mbetet prania e dy futbollistëve të Nottingham Forest, të cilët shkëlqyen me paraqitjet e tyre individuale.

Milos Kerkez pjesë e Liverpooli tani, u fut në formacion fal paraqitjeve me Bournemouth, ndërsa aty është edhe Alexander Isak i Newcastle United, që po ashtu mund të bashkohet me Reds. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app