LAJMI I FUNDIT:

“Mungojnë pa arsyetim” – Ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të kenë udhëtuar drejt Ukrainës

“Mungojnë pa arsyetim” – Ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar mund të kenë udhëtuar drejt Ukrainës

Një numër i vogël ushtarësh britanikë nuk i janë bindur urdhrave dhe mund të kenë udhëtuar në Ukrainë për të luftuar, ka konfirmuar Ushtria Britanike.

Ushtarët mungonin pa pasur arsyeje dhe mund të kenë shkuar në Ukrainë “në cilësinë personale”, tha ushtria.

“Ne po i inkurajojmë në mënyrë aktive dhe fuqimisht që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi një zëdhënës, raporton bbc.


Të gjithë personelit të shërbimit i ndalohet të udhëtojë në Ukrainë deri në një njoftim tjetër.

Ndryshe, Ukraina ka krijuar një batalion me ushtarë të huaj që deri më tani thuhet se i janë bashkuar mijëra vullnetarë. /Telegrafi/