LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë ilaçet nëpër barnatoret e Shkupit

Mungojnë ilaçet nëpër barnatoret e Shkupit

Qytetarët e Shkupit ankohen se nëpër barnatore nuk ka ilaçe me recetë mjekësore, tash e disa ditë, por mund t’i sigurojnë vetëm nëse i blejnë ”privatisht”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç merr vesh agjencia e lajmeve META, bëhet fjalë për antibiotikë dhe për ilaçe për të sëmurë me kancer, që nuk mund të gjenden askund në Shkup.


Barnatoret bëjnë të ditur se ilaçet me receta jepen me kuota dhe kur mbarojnë, atëherë duhet të presin një muaj për furnizimet e reja. Faji, sipas tyre, qëndron te rregulloret e Fondit të Sigurimit Shëndetësorë (FSSH)./Telegrafi/