LAJMI I FUNDIT:

Mungojnë disa nga yjet kryesore, bie ndjeshëm vlera e ekipit të Kosovës

Mungojnë disa nga yjet kryesore, bie ndjeshëm vlera e ekipit të Kosovës
Përfaqësuesja e Kosovës (Foto: FFK-Kosova)

Vlera e ekipit përfaqësueses së Kosovës ka rënë ndjeshëm pas mungesave të shumta për dy ndeshjet kualifikuese.

Kosova do t’i luajë dy ndeshjet e ardhshme kualifikuese për Euro 2020 gjatë këtij muaji.


Dardanët e presin të shtunën Çekinë në stadiumin Fadil Vokrri, ndërsa me datë 10 shtator udhëtojnë drejt Anglisë.

The Guardian shkruan për Kosovën: Janë skuadër e re dhe vdekjeprurëse, Anglia nuk do ta ketë të lehtë  
Lexo po ashtu The Guardian shkruan për Kosovën: Janë skuadër e re dhe vdekjeprurëse, Anglia nuk do ta ketë të lehtë  

Deri para këtyre dy ndeshjeve vlera e Përfaqësueses së Kosovës ishte mbi 57 milionë euro, por tani kjo vlerë ka rënë.

E gjithë kjo pasi trajneri Bernard Challandes ka plot pesë mungesa të rëndësishme.

Zeneli, Kryeziu e Kolloli janë disa nga mungesat kryesore të Kosovës (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Milot Rashica, Hekuran Kryeziu, Herolind Shala, Benjamin Kololli dhe Arbër Zeneli janë mungesat e Kosovës për dy ndeshjet e radhës.

Ylli vushtrrias është lojtari më vlerën më të lartë, 20 milionë euro, ndërsa Arbër Zeneli vlen gjashtë milionë euro dhe mungesat e tyre kanë zvogëluar vlerën e ekipit të Kosovës.

Florent Hadergjonaj: Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja
Lexo po ashtu Florent Hadergjonaj: Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja

Sipas faqes së specializuar të transferimeve dhe të dhënave Transfermarkt, ekipi i Kosovës për këto dy ndeshje vlen 41.58 milionë euro.

Lojtarët më të vlefshëm në këtë grumbullim janë Valon Berisha dhe Florent Hadergjonaj të cilët vlejnë nga shtatë milionë euro, ndërsa pas tyren vjen Bersant Celina me pesë milionë euro. /Telegrafi/