LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kushteve higjeno-sanitare, për dy vite u mbyllën 15 lokale

Mungesa e kushteve higjeno-sanitare, për dy vite u mbyllën 15 lokale
Foto: Ilustrim

15 lokaleve u është vënë dryni që nga viti i kaluar për shkak të mungesës së higjienës e helmimit të qytetarëve.

Vetëm gjatë këtij viti, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës i ka mbyllur tri fabrika të përpunimit të mishit dhe qumështit dhe tri restorante meqenëse ka pasur dyshime për helmim të konsumatorëve.


Ushqimi që kishin ngrënë për pak u kushtoi me jetë disa banorëve të Drenasit. Rreth 80 banorë të kësaj komune u helmuan nga ushqimi që porositën në një nga gjellëtoret e qytetit, mbrëmjen e 18 majit të këtij viti.

Ata dyshohet se u helmuan nga sosi dhe mishi që iu shërbye atë mbrëmje.

Për këtë rast, Policia kishte nisur hetimet, derisa lokali ishte mbyllur përkohësisht. Por, ky nuk është lokali i vetëm që i është vënë dryni për shkak të dyshimeve për helmim.

Zyrtarët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës i kanë thënë gazetaexpress se në dy vjetët e fundit janë mbyllur më shumë se 15 lokale.

Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi ka treguar se vetëm gjatë këtij viti janë mbyllur tri biznese, derisa ka thënë se bizneset që janë mbyllur kanë qenë fabrika të përpunimit të mishit dhe qumështit, si dhe restaurante.

“Këtë vit janë mbyllur tri subjekte, të cilat nuk i kanë përmirësuar kushtet higjeno-sanitare. Si subjekte që janë mbyllur janë fabrika të përpunimit të mishit dhe të qumështit si dhe depo të subjekteve importuese”, ka thënë ai.

Mbyllje të lokaleve ka pasur edhe gjatë vitit të kaluar.

“Gjatë vitit të kaluar përkohësisht janë mbyllur 11 subjekte. Po ashtu, gjatë këtij viti kemi mbyllur tri subjekte afariste hoteliere me arsyen se ka pasur dyshime në helmim dhe pas verifikimit dhe konstatimit me analiza, është vazhduar me procedura tjera ligjore”, thuhet në përgjigjet e Thaçit.

Thaçi thotë se objektet mbeten të mbyllura deri në eliminimin e parregullsive, derisa ka thënë se arsyeja kryesore e mbylljes në shumicën e rasteve janë kushtet higjeno-sanitare.

“Arsyeje e mbylljes janë kushtet higjeno-sanitare dhe rreziku potencial që në rast të mos-përmirësimit vjen deri të helmimi i konsumatorëve. Kemi raste që në fabrika të përpunimit të iu ndalohet vetëm një produkt, i cili është konstatuar se nuk është në rregull për sa i përket kritereve mikrobiologjike dhe iu është lejuar dalja në treg me atë produkt vetëm pas marrjes së masave korrigjuese dhe rezultatit të analizave laboratorike, ku është konstatuar se produkti është konform rregullores për kriteret mikrobiologjike”, ka thënë Thaçi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori