Qeveria amerikane po kërkon të sigurojë përdoruesit e karburanteve në vend se brenda disa ditësh do të rinisë funksionimi i një tubacioni kritik në vend, të mbyllur pas një sulmi kibernetik pas të cilit dyshohet se qëndron Rusia. Incidenti ka shkaktuar panik lidhur me mungesën e benzinës në treg.
Sekretarët amerikanë të Energjisë e për çështje të Sigurisë Kombëtare dolën përpara gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të martën pasdite në një përpjekje për të zbutur shqetësimet ndërsa çmimet e karburantit po ngrihen në nivele që nuk janë parë prej vitesh.
Sekretarja e Energjisë, Jennifer Granholm pranoi se disa guvernatorë të shtetesh janë të shqetësuar se pikave të karburantit po u mbarojnë furnizimet.
Ajo u tha gazetarëve se shtetet e Karolinës së Veriut dhe Jugut, Tenesi, Xhorxhia dhe Virxhinia kanë patur ndikimin më të madh nga mbyllja e tubacionit rreth 9,000 kilometra të gjatë.
Të martën Guvernatori i Virxhinias Ralph Northam, shpalli gjendjen e emergjencës sikurse edhe Karolina e Veriut.
Të mërkurën pasdite pritet të merret një vendim për rifutjen në punë, të gazsjellësit Kolonial, me seli në Xhorxhia, por zonja Granholm tha se megjithatë do të duhen disa ditë që të nisë të funksionojë.
Sipas saj kompania veproi me përgjegjësi, sipas zotit Granholm, duke ndalur punën e tubacionit për të shmangur në këtë mënyrë një kërkesë të hakerave për paguar para.
Qeveria dhe shtetet amerikane po ndërmarrin një numër veprimesh të përkohshme dhe po konsiderojnë të tjera për të lehtësuar furnizimin me karburant të avionit. Disa taksa mbi karburantin janë pezulluar.
Po kështu po shqyrtohet edhe një mundësi për të lejuar anijet e huaja të transportojnë karburant, gjë që do të kërkonte një përjashtim nga ai që njihet si Akti Jones, sipas të cilit të gjitha mallrat e transportuara mes porteve brenda vendit duhet të transporton nga anije amerikane. /VoA/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
StaffiX ofron trajnim për Bazat e Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre