LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e ujit, protestojnë banorët e Pallçishtit të Bogovinës

Mungesa e ujit, protestojnë banorët e Pallçishtit të Bogovinës

Banorët e fshatit Pallçishtë, të Bogovinës bllokuan rrugën rajonale Tetovë – Gostivar duke shprehur në këtë mënyrë pakënaqësinë e tyre për mungesën e ujit. Fajin kryesor ia hedhin komunës së Bogovinës. Banorët thonë se premtime ka vazhdimisht, por për dy dekada nuk është bërë as investimi më i vogël në Pallçishtë. Protesta do të vazhdojë deri në gjetjen e zgjidhjes.

“Njëzet vite asnjë investim nuk është bërë në fshatin tonë, ne kemi ndenjur këtu nuk e kemi ngrit zërin. Nga sot e tutje, protestat do vazhdojnë të jenë edhe para komunës. Në Pallçishtë duhet të vij komuna me njerëzit ta shohin hallin tonë se s`kemi ujë, njëzet vjet na mashtrojnë. Shkon njëri vjen tjetri dhe na premton edhe ai, më nuk durojmë kështu”.


“Në vitin 2022 kemi dalë kërkojmë ujë, ky është turp që nuk mbulohet. 30 vite të tranzicionit anashkalohet fshati dhe s`ka ujë të pijshëm. Turp i turpit është ky s`di çka të them tjetër”.

“Fund të fundit ne do organizohemi vetë ta sjellim ujin, komuna le të rri me premtime të veta”.

Pas protestës, me qëndrim ka dalë komuna e Bogovinës. Sërish premtoi se brenda ditëve do të fillojnë punimet për ujësjellësin e këtij fshati.

“Projekti veçmë ka kaluar, dhe tenderin e ka fituar një firmë nga fshati Kallnik, por vetëm se presim afatin e ankesave, ndërsa kur do të fillojnë punimet këtë e di më së miri Ministria e Transportit se ata e kanë hapur thirrjen”, tha Besnik Emshiu. Kryetar i komunës së Bogovinës.

Pallçishti mungesën e ujit, nuk e ka problemin e vetëm. Të shumta janë mungesat në infrastrukturë. Trotuarin, kanali për vaditje të fushave, por edhe lidhja me autostradën, premtohen për vite të tëra, ndërsa realizimi nuk shihet askund./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori