LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e Listës Serbe lë pezull votimin e ndryshimeve kushtetuese lidhur me vettingun

Mungesa e Listës Serbe lë pezull votimin e ndryshimeve kushtetuese lidhur me vettingun

Kuvendi i Kosovës po mbanë seancën plenare ku po diskutohet për procesin e Vettingut në drejtësi dhe tri amendamentet kushtetues të propozuara për këtë proces.

Pushteti e opozita janë pajtuar me këto tri amendamente, por kanë shprehur kundërshtime sa i përket vettingut.


Pavarësisht pajtueshmërisë pozitë-opozitë për këto amendamente, të njëjtat nuk mund të votohen pasi që duhen edhe votat e Listës Serbe.

Kryetari i Komisionit për legjislacion, Adnan Rrustemi, ka theksuar se Komisioni i ka shqyrtuar propozim-amendamentet dhe pas disa ndryshimeve, përfshirë renditjen e propozim-amendamenteve i ka rekomanduar Kuvendit që t’i miratojë.

Ai ka thënë se ka pasur një konsensus politik në Komision për zhvillimin e Procesit të vlerësimit kalimtar ose vettingut.

“Sistemi vuan nga gjyqtarë e prokurorë jo profesionistë. Dikush mund të thotë se ky vetting është jo i plotë se prek vetëm kokat e sistemit por po harrojnë që aty është i gjithë problemi”, ka theksuar ai.

Lista Serbe bojkoton Kuvendin, por jo pagat
Lexo po ashtu Lista Serbe bojkoton Kuvendin, por jo pagat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se vettingu është proces i pashmangshëm dhe se si grup e kanë mbështetur.

“Asnjëherë si Kuvend nuk duhet të heqim dorë nga ky proces dhe shpresoj që brenda kësaj legjislature të arrijmë ta procedojmë përpara”, tha Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka theksuar se elementi i parë i dhënies së konsensusit për këtë vetting ka qenë element i edukimit politik për pushtetin aktual.

“Në vazhdimësi është parë një tendencë e kapjes së institucioneve nga pushteti. Ne kemi propozuar duke parë parasysh elementet problematike dhe duke parë që është problematike të bëhen ndryshime kushtetuese kemi propozuar të bëhet një sistem i monitorimit të performancës së gjyqësorit dhe prokurorisë”, është shprehur Gashi.

Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, ka thënë se si parti i mbështesin tri Propozim-amendamentet Kushtetuese për vettingun.

“Për 20 vite është ndërtuar sistemi, të hidhet poshtë gjithë krijimi i këtij sistemi është i pa pranueshme. Mazhoranca mendon se çka do që është e mirë rrjedh nga ta. Politika duhet që të jetë larg. Ne si AAK kemi përkrah këto ndryshim dhe për hir të një konsensusi ne do ti përkrahim por ju e dini që duhet edhe dy të treta të komuniteteve”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori