LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e kuorumit, “sëmundja” që e shoqëroi edhe sivjet Kuvendin

Mungesa e kuorumit, “sëmundja” që e shoqëroi edhe sivjet Kuvendin

Edhe pak ditë deputetët e Kuvendit do të shkojnë në pushim. Për punën e legjislativit këtë vit dhe zvarritjen e projektligjeve, pozita e opozita fajësojnë njëra-tjetrën.

Seanca plenare, në të cilën do të votohet në lexim të dytë buxheti për vitin e ardhshëm dhe ajo ku do të mbajë fjalim presidentja Vjosa Osmani, mund të jenë të fundit për këtë vit.


Në kalendarin e aktiviteteve të Kuvendit nuk figuron ndonjë seancë tjetër e Kuvendit, përveç këtyre ani se zyrtarisht deputetët hynë në pushim vjetor, javën e fundit të dhjetorit.

Nga Partia Demokratike e Kosovës thonë se Lëvizja Vetëvendosje, si shumicë parlamentare, u tregua arrogante dhe jo bashkëpunuese me partitë opozitare, gjë që sipas tyre ka ndikuar negativisht në punën e Kuvendit.

“Këtë vit e shoh një vit të dëshpërimit, një vit të realizimit të dobët të planifikimit të buxhetor dhe një vit që do të mbahet mend edhe për ngërçe politike”.

Derisa nga Lidhja Demokratike e Kosovës se thonë se edhe ky vit do të përmbyllet si i pasuksesshëm.

Përfundon seanca e Kuvendit, nuk ka kuorum për votimin e Projektligjit për Fondin Sovran
Lexo po ashtu Përfundon seanca e Kuvendit, nuk ka kuorum për votimin e Projektligjit për Fondin Sovran

“Kam fshehur çdo gjë. Ju e dini se dialogu ka qenë si pikë e shtatë e plan programit të tyre, ndërsa tani e gjithë Qeveria është duke u marrë me dialog, për arsye se janë duke fshehur mospunën e ekzekutivit, sepse deri më tash për tri vjet ne nuk kemi pa që ka pas ndonjë progres në këtë qeveri”.

Ndërkohë Visar Korenica, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se pavarësisht sfidave të shkaktuara nga opozita, sidomos në mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ky vit ishte i suksesshëm për punën në Kuvend.

“Ndoshta në numër, nëse e krahasojmë me vitin paraprak, nuk është i njëjtë, pra kemi ligje më pak të kaluara këtë këtë vit, po megjithatë për nga rëndësia e ligjeve ë sigurisht që dallojnë nga viti në vit dhe konsideroj që ato ligje që kanë kalu, janë të rëndësishme për Republikën tonë”.

Pesëdhjetë e tetë ligje i kanë miratuar këto vit deputetët e Kuvendit, derisa edhe dyzet e tetë të tjera janë në procedurë.

Zvarritjen e miratimit të tyre e ka shkaktuar kryesisht mungesa e kuorumit, që është ndër problemet që shfaqet çdo vit.