LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e dy anëtarëve në KQZ, LVV kërkon shtyrjen e formimit të këshillave – partitë tjera nuk pajtohen

Mungesa e dy anëtarëve në KQZ, LVV kërkon shtyrjen e formimit të këshillave – partitë tjera nuk pajtohen

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhjen e parë, pas betimit të anëtarëve që u nominuan nga grupet parlamentare të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në hapje të kësaj mbledhje, anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi ka thënë se formimi i këshillave nuk duhet të bëhet sot pasi që përbërja e KQZ nuk është e plotë.


“Përbërja e jonë nuk është e plotë dhe formimi i këshillave është një çështje e brendshme e KQZ dhe ndoshta kolegët e rinj mund të kenë preferencat e tyre por edhe të drejtën për të marrë pjesë në formimin e këshillave, unë kisha propozuar që këtë çështje ta diskutojmë në një mbledhje të ardhshme dhe këtë mos ta bëjmë sot”, tha Kurteshi.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se është më që të formohen këshillat që të mos na zënë zgjedhjet lokale pa to.

“Ne jemi në prag të shpalljes së zgjedhjeve, çështja e dy anëtarëve që kanë mbetur pa emëruar me siguri do të zgjasë duke ditur afatet e Gjykatës Kushtetues. Gjithsesi nuk mundemi me pas luksin që zgjedhjet lokale me na gjet pa formim të këshillave”, u shpreh Daka.

Arianit Elshani nga PDK tha se është pro formimit të këshillave pavarësisht se mungojnë dy anëtarë të KQZ-së, shkruan Telegrafi.

“Sa i përket formimit të këshillave unë jam që të bëhet kjo e pastaj varësisht prej ardhjes së dy anëtarëve tjerë të plotësohen… nëse e shtyjmë formimin e këshillave kjo e bllokon punën e KQZ kur kemi para vetës pa miratuar edhe një plan të punës”, u shpreh Elshani.

Edhe Florian Dushi nga LDK u shpreh se është pro formimit të këshillave.

“Unë pajtohem që sot ti formojmë këshillat, ne duhet ata kemi parasysh se ndoshta do të na duhet ti rishikojmë këto këshilla pasi që të na bashkëngjiten edhe dy anëtarët e rinj”, tha Dushi.

Ibrahim Selmanaj nga AAK po ashtu u shpreh i pajtimit që formimi i këshillave të bëhet sot. “Pajtona që sot të formohen këshillat”, tha Selmanaj.

Aktualisht përbërja e re e KQZ-së ka dy anëtarë më pak, pra 9 nga 11, pasi Presidentja e Kosovës i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Vetëvendosje pretendon se këtij subjekti i takojnë tre anëtarë në KQZ.

Presidentja e vendit i ka emëruar vetëm dy prej kësaj partie, por njëjtë nuk ka vepruar me PDK-në, ndonëse kjo parti e kishte dërguar propozimin e dytë. Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar Presidenten Osmani dhe Kryeministrin Kurti se “përmes orvatjeve në Gjykatën Kushtetuese po tentojnë që t’ia vjedhin PDK-së përfaqësimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ia ka dhënë Kushtetuta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Çka po synon Serbia me arrestimin e zv/drejtorit të Policisë së Kosovës - flasin ekspertët

Siguri
“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

“Marrje në pyetje e maltretim”, i riu nga Gjilani rrëfen për ndalimin në kufijtë e Serbisë

Lajme
Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen

Komandanti i KFOR-it ftohet nga ushtria serbe në stërvitjen "Whirlwind 2024"

Siguri
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori