LAJMI I FUNDIT:

A mundet kjo makinë e ulët të futet poshtë rimorkios së këtij kamioni?

A mundet kjo makinë e ulët të futet poshtë rimorkios së këtij kamioni?

Një nga skenat më të njohura të filmave aksion është kur vetura futet nën kamion, dhe tashmë kjo skenë është tentuar të bëhet reale. 

Chevrolet Corvette C4 është një makinë sportive shumë e ulët, transmeton Telegrafi.


Besoni apo jo, lartësia e këtij automjeti është 109 cm.

Si shkon kjo makinë dhe a mund të futet nën një rimorkio kamionësh që të kujton skenat nga filmat e veprimit si Fast and Furious, shikoni më poshtë videot.

Theksojmë që kjo rimorkio është dukshëm më e ulët se sa jeni mësuar ta shihni në filma. /Telegrafi/